E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, 4000 banesa te pashitura

Sektori i ndertimit ne Shqiperi eshte duke ndjere efektet negative te krizes globale. Shume firma kane mbetur pa pune, nderkohe qe rreth 4 mije apartamente te ndertuara nga viti i kaluar, kane mbetur pa shitur. Sekretari i pergjithshem i Shoqates se Ndertuesve Shqiptare, ing. Arben Dervishi tregon per "Deutsche Welle" aspektet konkrete se ku ka nisur te njehen efektet. "Kemi nje renie te shitjeve te apartamenteve. Po ta shprehim me shifra ne te gjithe vendin jane rreth 4 mije te tilla te pashituara. Kemi gjithashtu dhe nje sere ndermarrjesh e firmash qe qysh nga fundi i vitit te kaluar dhe ne vazhdim jane pa pune.", tha Dervishi. Sipas tij kjo ka cuar ne uljen e treguesve te ndertimit. "Arsyet kryesore, sipas mendimit tone se perse ka ardhur kjo gjendje jane dy. E para ka te beje me shtrengimin ose zvogelimin e kreditimit nga ana e bankave, dhe e dyta ka lidhje me uljen e reminitancave te emigranteve shqiptare, qe jetojne jashte vendit". Sektori i ndertimit, nje nga me dinamiket ne ekonomine shqiptare, ka nisur te preket nga efektet e krizes globale financiare. Tashme jane evidente qe proceset e ndertimit te objekteve apo infrastruktures ecin me ritme me te uleta, per ate qe vleresohet si mungese likuiditetesh ne qarkullim. Nga ana tjeter kane rene dhe porosite per pune te reja, nga nje lloj frenimi te iniciatives nga kriza. Sa i takon ceshtjes se tkurrjes se kreditimit te sektorit te ndertimit, apo ekonomise ne teresi, paralajmerime jo shume optimiste per nivelin e rritjes ekonomike ka bere se fundi dhe guvernatori i Bankes Qendrore, Ardian Fullani. Ne kete situate te krijuar perfaqesuesit e firmave e kompanive te ndertimit presin me shume nga autoritetet, qe te pershtatin kuadrin ligjor ne varesi dhe te kushteve e veshtiresive konkrete. Arben Dervishi nga Shoqata e Ndertuesve Shqiptare, shpjegon disa prej tyre qe do te ndikonin ne amortizimin e krizes. Heqja e pages referuese ne sektorin e ndertimit, pasi kjo eshte kthim ne kohen e socializmit. Gjithashtu dhe heqja e manualeve te preventivave qe kujtojne po praktiken e para viteve 90. Edhe heqja e cmimeve te references ne materialet e ndertimit, do te ishin pozitive per permiresimin e sektorit. Sipas perfaqesuesve te sektorit te ndertimit eshte pozitive qe qeveria ka miratuar se fundi rritjen e nivelit te depozitave te siguruara ne banka, duke krijuar nje klime me besuese tek klientet.

Qeveria: Ndertuesit te mos mbajne cmime stratosferike

Mirepo qeveria shqiptare ne pergjigje te ketyre ankesave, para pak ditesh i ka keshilluar ndertuesit qe te mos mbajne cmime stratosferike, duke realizuar nje fitim 5 here me te larte se, kostot. Ne vendet qe po perjetojne krize ose qe jane ndikuar ne menyre te terthorte, cmimet e shtepive jane ulur ne menyre drastike. Por ne Shqiperi, jo vetem qe nuk ka pasur ulje te cmimit te banesave, por perkundrazi cmimi i tyre eshte rritur me rreth 8 per qind, per shkak te vleresimit te euros ndaj lekut. Nga ana tjeter shifrat zyrtare mbi sektorin e ndertimit, tregojne per nje rritje te konsiderueshme te aktivitetit. Gjate vitit 2008 ne krahasim me 2007 sektori i ndertimit eshte rritur me mbi 20 per qind dhe ky fakt sipas INSTAT, i dedikohet rritjes se investimeve ne infrastrukturen rrugore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›