E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketat Tv, pranga ne 16 biznese

TIRANE - Ishin lene prej muajsh qe te punonin pa u shqetesuar, dhe pse ishin vene nen vezhgim. E mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, 16 persona jane vene ne pranga per mashtrime kompjuterike, nderkohe qe shume te tjere jane marre ne pyetje dhe me pas jane lene te lire. Por jo gjithcka ka mbaruar. Aksioni po vazhdon jashte kufijve te Shqiperise dhe sipas burimeve nga grupi i hetimit, gjate dites se djeshme ka nisur ne Kosove, nderkohe qe kontrolle dhe kerkime pritet te nisin ne Itali, ku situata eshte me problematike, Gjermani, SHBA dhe disa vende te tjera Evropiane.

E gjithcka kishte nisur nga nje denoncim i bere qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te shqetesuar nga zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, ata kane bere denoncimin tek autoritetet shqiptare. Keta te fundit kane nisur hetimet dhe pas shtate muajsh hetimesh, policia ka vene ne pranga 16 personat e vene nen akuze per mashtrim kompjuterik, kryer ne bashkepunim. Sipas Policise se Shtetit, te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrit kane klonuar dhe me pas iu kane shitur qytetareve, karta te platformes DigitAlb, paketes Super-Sport, platformes Tring, Sky dhe Nova qe transmetojne programe me pagese, artistike dhe sportive.

Kane qene burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, qe kane bere te ditur lajmin dhe kane sqaruar se ndalimi i tyre eshte bere ne kuader te operacionit te koduar "Modem", ne bashkepunim me policine ne Durres, Shkoder, Fier, Vlore, Berat dhe Korce te koordinuara nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme. Historia e hetimit ze fill ne nentor, te vitit 2008, kur Policia e Tiranes ka marre kallezim se ne disa pika te ndryshme ne Tirane, tregtohen aparate Dixhitale te riprogramuara dhe te klonuara. Fillimisht eshte mundesuar identifikimi i disa prej pikave, qe tregtonin keto aparate ne kryeqytet dhe me pas ne disa rrethe te vendit. Personat qe ishin te implikuar ne kete aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve dixhitale nepermjet sinjalit te internetit, benin te mundur marrjen e te dhenave ne lidhje me programet e kompanive te ndryshme televizive.

Nga hetimet e deri tanishme, dyshohet se keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane klonuar dhe shitur qytetareve, karta te televizioneve dixhitale kombetare dhe nderkombetare. E ne pranga kane rene, Saimir Kuniqi, 55 vjec, Alfred Kadiu, 30 vjec, Eldi Vorpsi, 23 vjec, Edison Shema, 32 vjec, Sokol Shalca, 48 vjec, Sokol Kadare, 38 vjec, Spiro Zguri, 48 vjec, Dhimitraq Papa, 55 vjec, Saimir Likollari, 31 vjec, Marin Palushi, 36 vjec, dhe Ilir Nushi, 32 vjec. Te gjithe keta persona jane vene ne pranga neper rrethe qe nga Shkodra e deri ne Korce. Nderkaq qe me urdher te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane jane vene ne pranga, Xhaferr Gixharri, 23 vjec, Artan Priftuli, 44 vjec, Fatmir Cupi, 32 vjec, Ilir Dylja, 38 vjec, si dhe Eduart Koka, 42 vjec, te gjithe banues ne Tirane.

Aksioni, bllokohen aparaturat

Por pervec personave te ndaluar, policia ka sekuestruar dhe nje sere kompjuteresh, servera, karta etj. Burimet zyrtare thane se, gjate kontrolleve ne banesa jane gjetur dhe sekuestruar, kompjutere te markave te ndryshme, aparate dixhitale si dhe 500 cope karta plastike me cip, per dekodifikim te kartave te platformave te ndryshme dixhitale. Burime nga njesia Task-Force e Krimit Ekonomik, thane se operacioni do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, duke u shtrire ne pikat e ndryshme te lotarive sportive, ku rezulton se kryhet dhe konsumohen programet e miratuara, sidomos te paketave sportive. Rezultatet shume te mira te ketij operacioni, kane ardhur dhe si pasoje e bashkepunimit shume te mire, nga ana e prokurorise se kryeqytetit, e cila ka miratuar te gjitha kerkesat e bera nga uniformat blu.

Ne pranga

Saimir Kuniqi, 55 vjec, nga Tirana

Alfred Kadiu, 30 vjec, nga Tirana

Eldi Vorpsi, 23 vjec, nga Tirana

Edison Shema, 32 vjec, nga Tirana

Sokol Shalca, 48 vjec, nga Tirana

Sokol Kadare, 38 vjec, nga Tirana

Spiro Zguri, 48 vjec, nga Korca

Dhimitraq Papa, 55 vjec, nga Durresi

Saimir Likollari, 31 vjec, nga Berati

Marin Palushi, 36 vjec, nga Shkodra

Ilir Nushi, 32 vjec, nga Fieri.

Xhaferr Gixharri, 23 vjec, nga Tirana

Artan Priftuli, 44 vjec, nga Tirana

Fatmir Cupi, 32 vjec, nga Tirana

Ilir Dylja, 38 vjec, nga Durresi

Eduart Koka, 42 vjec, nga Tirana


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›