Olldashi-Rames E mbushe PS-ne me biznesmene ndertimi

Olldashi ne Gramsh Opozita pa alternative. Deputetet e PS-se ndertues pallatesh edhe Shega Ligori
Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike Sokol Olldashi kritikon opoziten e kryesuar nga Edi Rama pasi sipas tij ai e mbushi Partine Socialiste me biznesmene ndertimi. Nisur nga ky fakt Olldashi permendi dje nga Gramshi gjate nje takimi me qytetaret se e djathta dhe qeveria e saj po ndertojne Shqiperine ndersa e majta pallatet e tyre. Ne gjykimin e ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve opozita aktuale nuk ka alternativa zhvillimi ne te mire te vendit dhe te popullit dhe ne keto gjashte vjet qeverisje nuk eshte pare asnje kontribut i PS-se ne arritjet e vendit. Nisur nga kjo z. Sokol Olldashi akuzoi Partine Socialiste se ajo nuk ka asnje alternative zhvillimi per vendin dhe se eshte mbushur me deputete qe ne fakt nuk jane gje tjeter vecse biznesmene ndertimi.
Si mund ti besohet nje force politike qe konsiderohet cdo dite e me shume nje perfaqesuese e interesave te ngushta te individeve qe e perbejne Na mbiu ne PS Fidel Ylli dhe ai nuk ka kohe te qaje hallet e socialisteve ka hallet e pallateve. Challe do ti qaje PS-se Valentina Leskaj I vetmi kontakt qe ka me zyrtaret e ketij shteti e ka per punen e djemve te vet. As Shega Ligori nuk ka kohe. Edhe ajo ka filluar te merret me ndertime se fundmi ne Tirane - eshte shprehur Olldashi.
Sipas tij te dyja palet ndertojne ne te vertete. Edhe ne ndertojme edhe socialistet ndertojne por ne po ndertojme Shqiperine ata po ndertojne pallatet e tyre. Kjo eshte diferenca themelore qe kemi ne me ta - theksoi Olldashi.
Ai i beri keto akuza ne nje takim me qytetaret e Gramshit te cilet i garantoi se rruga drejt Elbasanit nuk do te ndryshoje gjurme por do te rikonstruktohet per te arritur parametrat maksimale te infrastruktures evropiane. Ministri Olldashi permendi edhe idene per nisjen e arterieve te tjera rrugore drejt qytetit te Corovodes dhe Korces duke krijuar keshtu nje unaze te madhe ne dalje te qytetit te Gramshit.