Aleatet braktisin Ramen i vetem tek Deshmoret e Kombit

Aleatet braktisin Ramen i vetem tek Deshmoret e Kombit. Ceremonia bojkotojne Gjinushi Milo Veliaj dhe Dule
Te majtet festuan diten e djeshme 29 Nentorin festen e clirimit te vendit por kete here kreut te socialisteve Edi Rama i munguan aleatet e tij tradicionale si Gjinushi dhe Milo. Ne Varrezat e Deshmoreve kryetari i opozites i shoqeruar vetem nga aleate te rinj Petro Koci i PSV91 dhe kreu i ri G99 Ervin Mete kane qene te vetmit nga kampi opozitar qe jane shfaqur perkrah tij ne nderimin qe u kane bere deshmoreve duke vendosur kuroren me lule ne memorialin Nene Shqiperi. Keshtu kreu i selise roze eshte shfaqur ne ceremoni pa mbeshtetjen e aleateve te tij te cilet ne fakt ne njefare menyre e kane bojkotuar kete ritual te pervitshem per festen e 29 Nentorit nga opozita shqiptare. Ne kete memorial vendosen kurora me lule edhe deputete te Partise Socialiste te cilet gjithashtu nderuan diten e djeshme kujtimin e te reneve per lirine e atdheut ne 66-vjetorin e clirimit te vendit. Ne fjalen e tij kryesocialisti Rama u shpreh se ende mbetet e parealizuar endrra e atyre qe luftuan per lirine e vendit referuar endrres evropiane. Gezuar te gjitheve kete feste te lavdishme Le te shpresojme se e nesermja do te sjelle shumecka ka mbetur parealizuar nga endrra dhe aspiratat e atyre qe prehen ketu ne kete varreze te Deshmoreve te Kombit ne nje Shqiperi qe sot gjendet ne nje krize te thelle dhe qe eshte refuzuar nga Bashkimi Evropian per te vazhduar rrugen e integrimit duke marre statusin e kandidatit dhe duke hapur negociatat per anetaresimin e plote ne familjen evropiane. Detyrimi yne eshte i madh detyrimi shoqerise sone eshte i madh te gjithe se bashku duhet ti cojme perpara punet e ketij vendi - tha Rama. Por mungesa e aleateve tradicionale te socialisteve si Skender Gjinushi Paskal Milo Vangjel Dule si dhe i te sapointegruarit ne partine roze Erion Veliaj ka rene me te vertete ne sy ne kete memorial. Ne fakt Skender Gjinushi pak dite me pare shfaqi kundershtimet e tij per linjen qe Partia Socialiste po mban kundrejt mazhorances ndersa eshte mesuar se kreu i Demokracise Sociale Paskal Milo ka qene ne nje vizite ne Kosove dhe nuk ka mundur te jete i pranishem ne kete ceremoni. Per sa i perket aleateve te tjere nuk dihen ende arsyet perse ata nuk kane marre pjese ne ceremonine tek Varrezat e Deshmoreve. Por pavaresisht arsyeve ajo qe u konstatua ne kete dite ishte se kreu socialist Edi Rama nuk u shoqerua ne ceremonialin e festes se 29 Nentorit nga aleatet e tjere te majte ku nder te vetmit qe u shfaqen ishin i saporikthyeri Petro Koci dhe kreu i ri G99 Ervin Mete.
29 Nentori Rama vizite ne familjen Cara
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi diten e djeshme me rastin e 29 Nentorit festes se clirimit te Shqiperise nje vizite ne familjen e Indrit Cares deshmor i luftes ne Kosove. Gjate bashkebisedimit Rama tha se kjo dite kujton sakrificen e te gjithe atyre qe u flijuan per nje te ardhme me te mire ndersa i shprehu nderime familjes Cara. Vizita e Rames eshte zhvilluar me sa duket jo pa qellim ne zonen ku Kryeministri Berisha eshte zgjedhur deputet. Kryetari i familjes Cara u shpreh se ai ne keto dite festash ka pritur kedo per vizite pa paragjykuar nga ana politike te majte apo te djathte. Gjyshi ka qene nje nga ata qe ka ngritur flamurin ne Kavaje ne 27 nentor 1912 shoqeruesi i Ismail Qemalit deri tek Ura e Mifolit pjesemarres edhe ne ngritjen e flamurit ne Vlore - ka thene kryefamiljari.