29 Nentori Meta Shqiptaret me te lire se kurre
Dita e clirimit te Shqiperise eshte perkujtuar diten e djeshme edhe nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i cili e cilesoi kete dite si nje dimension te ri te lirise pas marrjes se vendimit historik per shqiptaret atij te liberalizimit te vizave. Eumlshte nje feste e cila perkon me nje dimension te ri te lirise se gjithe qytetareve shqiptare qe eshte Shqiperia pa viza. Sot ne kete 29 Nentor liria e shqiptareve eshte ne nje nivel me te larte se asnjehere tjeter sepse ata qe luftuan per clirimin e vendit nga okupatoret nazifashiste natyrisht qe luftuan per ti dhene vendit lirine qe meritonte por per tu dhene edhe qytetareve shqiptare lirine qe ata meritonin - tha Meta. Keshtu zv.kryeministri dhe njekohesisht kreu i LSI-se Ilir Meta vleresoi maksimalisht arritjen e qeverise shqiptare liberalizimin e vizave dhe kjo sipas tij ben qe perkujtimi ndaj dites se clirimit te vendit te jete me i bukur dhe te ndikoje me shume ne arritje te metejshme te vendit ne aspektin e integrimit evropian. Per kreun e Levizjes Socialiste per Integrim rruga e ndjekur deri me tani nga qeveria ka qene me e duhura dhe vetem ajo do te mund te sjelle sipas tij realizimin e Shqiperise evropiane. Ne besojme se ne kete rruge qytetaret e Shqiperise jo vetem do te arrijne te persosin me tej lirine e tyre por njekohesisht edhe duke u kujtuar gjithnje sakrificat e atyre qe dhane jeten per clirimin e vendit dhe duke shprehur mirenjohje ndaj vepres se tyre do te punojme te gjithe se bashku per nje Shqiperi te vertete evropiane - tha Meta. Kryetari i LSI-se ka qene i shoqeruar nga drejtues te larte te kesaj partie ne homazhet qe ai zhvilloi prane monumentit Nene Shqiperi duke vendosur gjithashtu kurora me lule ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim.