E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto - Houmsi Siria investime ne Shqiperi

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadoren e Republikes Arabe te Sirise ne Shqiperi rezidente ne Athine znj. Houda Al- Houmsi. Te dy bashkebiseduesit theksuan gatishmerine per zhvilluar me tej marredheniet e bashkepunimit midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Arabe te Sirise ne fusha me interes te ndersjelle. Z. Haxhinasto nenvizoi rendesine e intensifikimit te marredhenieve dypaleshe nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve dypaleshe qe jane ne proces bashkepunimit ekonomik kulturor arsimor si dhe forcimit te bashkepunimit ne kuadrin e organizatave nderkombetare. Ai shtroi nevojen e nxitjes se kontakteve ndermjet komuniteteve te bizneseve te te dyja vendeve dhe organizimit aktiviteteve te perbashketa ne kete drejtim. Nga ana e saj ambasadorja siriane shprehu vullnetin e plote te qeverise siriane per thellimin e bashkepunimit dypalesh. Ajo i transmetoi z. Haxhinasto ftesen e ministrit te Jashtem sirian per te vizituar Republiken Arabe te Sirise ne nje kohe te pershtatshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›