Olldashi, Ramës: Nën vëzhgim interesat për Planin e Tiranës
Përveç Tiranës, në fund të vitit tjetër edhe katër bashki të mëdha në vend do të kenë një plan rregullues. Në listën e përfituesve janë Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Kamza. Vlera e kontratës për hartimin e planeve rregulluese të këtyre katër qyteteve është rreth 1 milion euro, të cilat është parashikuar që të përfundojnë brenda një afati kohor jo më larg se deri më 31 dhjetor 2009. Në kuadër të projektit "Menaxhimi dhe administrimi i tokës", i financuar nga Banka Botërore, granti japonez dhe ai suedez, u nënshkruan dje kontratat e para për planet rregulluese të këtyre katër qyteteve, të cilat janë pjesë të komponentit B të projektit me një vlerë totale prej 5 milionë euro. Kontratat u firmosën nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe përfaqësuesi i kompanisë fituese për konsulencën "Hydea", Alberto Brizio. Të pranishëm në ceremoninë e firmosjes së kontratave ishin edhe përfaqësuesit e bashkive përkatëse.
Ministri Olldashi në fjalën e tij tha: "Ky është një moment mjaft pozitiv për faktin që kemi të bëjmë me qytete të mëdha si Shkodrën, Durrësin, Bashkinë e Kamzës dhe Vlorën, që përfshihen në paketën e parë, të cilat brenda dhjetorit të vitit tjetër do të kenë planet e tyre rregulluese. Në vazhdën e kësaj pakete, ne kemi paketën e dytë, e cila do të nënshkruhet së shpejti edhe për katër qytete të tjera dhe shpresoj që në këtë mënyrë komponenti shkon drejt realizimit tërësor të vetin për t‘i dhënë disa prej qendrave urbane më të mëdha të vendit planet e përgjithshme rregulluese dhe një zhvillim urban të planifikuar, të kontrolluar dhe të orientuar drejt zhvillimeve që janë paraparë për këto qendra urbane".
Por, ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, nuk ka munguar që të reagojë edhe lidhur me Planin e Ri Rregullues të Tiranës, që mban firmën e ish-rivalit të tij për kreun e bashkisë, Edi Rama. "Është ende për t‘u parë, por është pozitive që më në fund kemi një dokument megjithëse me shumë vonesë, pasi duhet të kishte përfunduar më shumë se 1 vit e gjysmë më parë, por më mirë vonë se kurrë", tha dje Olldashi. Sipas tij, duhet të shohim se çfarë cilësie ka ky dokument, në është vërtet një plan rregullues për Tiranën apo është një plan që rrit problemet e klientelizmit të bashkisë. Olldashi sqaroi më tej se nuk synon ta paragjykoj këtë plan. Por, ai ka shtuar që, "nëse është një plan që rregullon Tiranën, do të thosha që ky është një eveniment pozitiv dhe që ministria do të angazhohet të përshpejtojë të gjitha procedurat për miratimin e tij në të gjitha shkallët". Ndërsa ka paralajmëruar që, nëse me këtë plan do të rregullohen punët e ndonjë biznesmeni, "sigurisht që ne do të mbajmë qëndrimin që duhet të mbajmë që të rikthehet e të rishqyrtohet nga e para".