Plani Rregullues i Tiranës, në një pavijon publik
"Fytyra" e re, që pritet të ketë në të ardhmen kryeqyteti shqiptar, do të qëndrojë në qendër të sheshit "Skënderbej", e hapur për t‘u kundruar nga të gjithë qytetarët. Një pavijon publik në formën e një ekspozite, paraqet në mënyrë të detajuar Planin e Ri Rregullues të qytetit të Tiranës. Një pjesë të konsiderueshme në këtë pavijon e zënë maketet, të cilat janë ilustruesit më të mirë të tjetërsimit të pritshëm dhe modern të metropolit modest, gjithnjë e në zhvillim. Gjithashtu, në këtë pavijon, janë të ekspozuara të gjitha fazat, përmes të cilave ka kaluar Plani i Ri Rregullues i Tiranës. "Pavijoni i ndërtuar enkas për publikun, do t‘u japë mundësi qytetarëve, të shprehin opinionet e tyre, të konsultohen me detaje për planin, duke qenë se procesi i hartimit të Planit Rregullues, u maturua pikërisht përmes mendimit, gjykimit dhe vizionit të vetë qytetarëve për të ardhmen e kryeqytetit, pas një procesi të gjatë konsultash, që Bashkia e Tiranës ndërmori me ta", shprehen drejtuesit e pushtetit vendor kryeqytetas. Po dje, ky pavijon u shfrytëzua edhe për zhvillimin e mbledhjes së radhës së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Kjo, për faktin se pika më e rëndësishme e rendit të ditës, ishte prezantimi i Planit të Ri Rregullues, përpara anëtarëve të KRRT-së së Tiranës. Ndërsa u diskutua edhe për projektin e qendrës së kryeqytetit, e cila duhej të niste nga zbatimi këtë muaj.
Lidhur me Planin e Ri Rregullues, drejtuesit bashkiakë pohojnë se ai është një dialog në vazhdim, pasi do të ecet më tej me studimin e transportit të integruar, me studimin ekonomik hapësinor, me rishikimin e strategjisë për mjedisin. Kjo, në funksion të të gjithë treguesve që ai ofron në raport me planin vendor të gjelbërimit, të administrimit të mbetjeve urbane, me master-planet lokale të zonave dhe dokumentet lokale të zhvillimit të tyre, duke filluar nga ato prioritare në fazën e parë, si dhe me projektet teknike të skemës së rrjetit rrugor, duke filluar nga ai i Unazës, për të cilin ka filluar puna.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, vlerësoi punën e të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces, si dhe të institucioneve të përfshira në grupet e interesit që janë përfshirë në vijimësi.
"Ky plan është fryt i një bashkëpunimi intensiv i të gjithë aktorëve dhe faktorëve institucionalë, shoqërorë e qytetarë dhe do të jetë i ekspozuar për të gjithë kryeqytetasit, që mund të shprehin opinionet e tyre, mund të konsultohen në detaje me planin, përmes instrumenteve që ne kemi vënë në dispozicion, në këtë pavijon të ndërtuar enkas për të qenë në funksion të informimit të publikut dhe njëkohësisht të pjesëmarrjes së publikut në këtë proces, i cili, pa dyshim, të mund të vazhdojnë ta ndikojnë procesin e planifikimit dhe formëzimit të Tiranës në të ardhmen, pasi ky plan nuk është një strukturë e ngrirë, por një formë e gjallë, e cila i përshtatet kushteve e njëkohësisht ambicies sonë, për një transformim të mëtejshëm të kryeqytetit", u shpreh kryebashkiaku Rama përpara KRRT-së.
Nga ana tjetër, ai ka nënvizuar se me këtë prezantim, mbyllet një odise e pashmangshme prej një sërë vitesh, që, sipas tij, ishin vitet e një pune të panjohur më parë nga institucioni ynë dhe që njëkohësisht na ka dhënë një bagazh të konsiderueshëm eksperience, duke bërë që sot Tirana të jetë kryeqyteti i Shqipërisë edhe në drejtim të hapjes së një rruge të re, për planet e reja rregulluese të shumë qyteteve të tjera, duke pasur sot planin e parë të ri të epokës së re.
"Ky projekt gjigand, në përfundim mbetet Plani i Parë Rregullues, në periudhën e pluralizmit, i hartuar në bazë të një procesi të decentralizuar dhe gjithëpërfshirës", theksojnë drejtuesit e bashkisë.