Hyseni: Rezolutaserbe në OKB dodështojë
PRISHTINE- Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare kundër pavarësisë, si përpjekje për konflikte të reja, ribërjen e të gjitha ish njësive federale dhe ridefinim të kufijve.
Hyseni tha se në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kosova do të dalë ftuese, ndërsa veprimet e Serbisë kundër pavarësisë Kosovës, siaps tij po bëhen vetëm për ta destabilizuar Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.
Për shefin e diplomacisë kosovare, askush nuk mund të kërkojë ndryshime të mëdha territoriale në Ballkan e aq më tepër heqje të pavarësisë së Kosovës, pasi që automatikisht kjo gjë do të konsiderohej si një thirrje për luftë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës i cili bashkë me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi do të jenë në Nju Jork më 9 shtator, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tha se kosovarët nuk janë të vetëm. Ai tha se puna po bëhet në koordinim të plotë me vendet e Kuintit dhe vendet që janë të interesuara që te ndihmojnë Kosovën.
(m.a/News24/BalkanWeb)