E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-zyrtari i Metës, Gjykata: Të ekstradohet në SHBA

TIRANE-Gjykata e Tiranës caktoi 3 muaj burg per ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Almir Rrapo, duke rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirim të tij.
Gjykata vendosi që Rrapo të qëndrojë në burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qe pritet te zjgasin rreth 3 muaj.

"E konsiderojmë si të padrejtë vendimin e gjykatës dhe do ta cojmë atë në Apel", tha pas seancës avokati mbrojtës Ardian Visha.
Gjyqi
Nisi sot në Gjykatën Shkallës së Parë të Tiranës seanca gjyqësore ndaj Almir Rrapos, ish-sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta. 27 Vjecari Rrapo u arrestua më 2 Korrik në ambasadën e SHBA dhe mbi të rëndojnë disa akuza të rënda sic janë ato për vrasje dhe krim të organizuar.

Sot prokuroria kërkoi zgjatjen e afatit të paraburgimit të ish-sekretarit të Ministrit Meta dhe kundershtoi kerkesat e avokatit Ardian Visha per lirimin e Rrapos.

Në sallën e gjyqit prokuroret bene te ditur se në autoritete e drejtësisë shqiptare ka mbërritur dhe kërkesa për ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Sipas tyre, ekstradimi do te ndodhe, por me pare duhet te shqyrtohet. Duke degjuar vendimin e te dyja paleve, akuzes dhe mbrojtjes, trupi gjykues vendosi qe Almir Rrapo te qendroje 3 muaj ne burg deri ne ekstradimin e tij per ne SHBA.

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane për krime të rënda, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Almir Rrapo gjendet në qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadisë prej 37 faqesh dorëzuar në gjykatën Federale të Manhatanit nga prokurorët dhe oficerët e FBI-së, 27-vjeçari akuzohet se është anëtar i bandës së Krasniqit, një organizatë ndërkombëtare e krimit e akuzuar për vrasje, rrëmbim, trafik të lëndës narkotike dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri e SHBA. Sipas Byrosë Federale të Hetimeve, organizata vepronte në shumë shtete të Amerikës, si Nju Jork, Miçigan, Konektikat.
Akuzat
Almir Rrapo akuzohet se në bashkëpunim me Bruno dhe Saimir Krasniqin, më 17 korrik të vitit 2005, në Kuins kanë ekzekutuar Erion Shehun, rival i tyre në trafikun e drogës. Ish-zyrtari i ministrisë së Jashtme, Rrapo, i njohur me nofkën "Miri", akuzohet dhe për rrëmbimin e një tjetër rivali në trafikun e drogës, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Në vitin 2003 banda e vëllezërve Krasniqi rrëmbeu një tjetër person duke e kërcënuar se do ta vrisnin vetëm pse nuk kishte respektuar një anëtar të bandës. Ndërkaq, më 14 janar të vitit 2006, banda ekzekutoi Erenik Grezdën teksa ky lëvizte me makinën e tij në autostradën Bruklin-Kuins të Nju Jorkut. Vrasja ndodhi pasi vëllezërit Krasniqi dyshonin se Grezda i kishte ngritur kurth Bruno Krasniqit për t'u rrëmbyer nga një grup trafikantësh shqiptarë droge, rivalë të fuqishëm të tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›