E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përjashtohen 2 komisarëpolicie për ngacmime femrash

TIRANË - Përjashtohen dy komisarë policie nga radhët e Policisë së Shtetit për sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve. Urdhrin e ka dhënë drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj lidhur me ngjarjen e datës 05.07.2013, në Tiranë, kur dy punonjës të policisë, komisar Pjerin Voci dhe komisar, Julian Malaj u konstatuan nga patrulla e policisë se po kryenin veprime të pahijshme me qytetarët.

Qytetarët gjatë shoqërimit kanë fyer dhe kundërshtuar punonjësit e patrullës së policisë. Konkretisht komisarët e policisë akuzohen për ngacmimin e femrave në kryeqytet, gjë që ata e mohojnë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj gjatë ditës së sotme, bazuar në Ligjin Nr. 9749 "Për Policinë e Shtetit" dhe Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit ka vendosur përjashtimin nga Policia e Shtetit "Për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe "Shkelje të Kodit të Etikës të punonjësit të policisë", të dy oficerëve të policisë: komisar Pjerin Voci dhe komisar, Julian Malaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›