E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI ankimon rezultatin e Kukësit, Muho: Kërkojmë rinumërim në disa QV

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e qarkut të Kukësit.

Lajmi u konfirmua nga Ilirjan Muho, i cili më parë ka qenë anëtar i propozuar nga LSI në KQZ, dhe tashmë është përfaqësues ligjor i saj.

Muho argumenton se LSI-ja kërkon rinumërimin e votave në disa qendra votimi në qarkun e Kukësit, ku pretendon se ka pasur parregullsi. LSI pretendon se ka fituar një mandat në qarkun e Kukësit.

Në vendimin e KQZ-së, nga 4 mandatet e qarkut Kukës 3 shkuan për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" dhe 1 mandat për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane".

Sot përfundon dhe afati ligjor që i jep të drejtën subjekteve zgjedhore që të ankimojnë rezultatet e votimit të 23 qershorit. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ miraton tabelat e rezultateve për Tiranën dhe Gjirokastrën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›