Olldashi: Te lirohen banesat ne pronat e ish-pronareve Eglantina Nasi
Te gjitha familjet qe banojne ne pronat e ish-pronareve duhet qe te ndjekin ne menyre te pershpejtuar te gjitha procedurat per te perfituar kredi me interes 0% per nje afat deri ne 30 vjet. Kjo per te zgjidhur problemin e tyre te strehimit, e ne te njejten kohe, per te liruar edhe banesat e ish-pronareve. Ky ka qene apeli qe ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, i ka bere kesaj kategorie nga qyteti i Shkodres, ku ka qene per te inspektuar 35 apartamente te reja per qytetaret e pastrehe ne qytetin e Shkodres. Duke i ftuar, nga ana tjeter, te gjithe ish-pronaret qe te ndjekin procesin dhe ne çdo moment te jene ne kontakt me Entin Kombetar te Banesave. Konkretisht, duke iu referuar aktit normativ per banesat e ish-pronareve, Olldashi tha se çdo ish-pronar ka te drejte te kontaktoje EKB-ne dhe te kerkoje prej saj mbylljen e procedures mbi nxjerrjen e titullit ekzekutiv, i cili eshte i paapelueshem ne gjykate. “Do te doja te apeloja qe te ndiqen me shpejtesi procedurat, veçanerisht per programin e lirimit te banesave te ish-pronareve dhe te zgjidhjes se çeshtjes se strehimit te atyre qe jetojne aktualisht ne keto banesa. Tashme, dihet qe ka nje akt normativ te miratuar nga qeveria qe po shqyrtohet ne Kuvend, i cili parashikon qe brenda dates 1 nentor, familjet qe kane zene shtepite e ish-pronareve duhet te aplikojne dhe te marrin kredi", - tha posaçerisht ministri Olldashi, mbi nje dukuri te tille. Ne teresi, procesin e ndertimit te apartamenteve nga ky institucion per familjet e pastreha, ai cilesoi si pjese te programit qe qeveria Berisha ka per t’u ardhur ne ndihme familjeve te pastreha. Saktesisht, gjate inspektimi qe ai u beri 35 apartamenteve te reja ne Shkoder, ndertuar nga EKB-ja per te pastrehet, ministri theksoi se ato jane pjese e programit te strehimit me kosto te ulet, nje nga kater programet e qeverise shqiptare per strehimin. “Program, i cili perfshin ato qe vete Enti Kombetar i Banesave investon dhe nderton, programin me kredi te zbutura, programin e banesave sociale me qira, si dhe programin per strehimin e familjeve qe kane zene banesat e ish-pronareve”, - tha mes te tjerash kreu i Puneve Publike. Duke detajuar se ne qytetin e Shkodres jane 605 te tilla. Nder te tjera, ministri tha se permes ketyre kater programeve synohet t’i jepet nje zgjidhje definitive problemit te strehimit dhe te ezaurohen kerkesat qe jane depozituar prane bashkise per strehim. Kujtojme ketu, se ne perputhje me Aktin Normativ per lirimin e banesave te ish-pronareve, Enti Kombetar i Banesave, dorezoi para pak ditesh prane BKT-se listen e te gjithe personave qe banojne ne shtepite e ish-pronareve dhe qe perfitojne kredi me interes zero per nje afat deri ne 30 vjet per te zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe per te liruar ambientet ku banojne aktualisht. Konkretisht, lista me 3289 persona qe banojne ne shtepite e ish-pronareve, permbante peshen kryesore nga Bashkia Tirane, me 908 raste; duke vijuar me ate te Durresit me 869 taste dhe te Shkodres me 605 te tilla ne total.