SHBA: Cmojmë pikëpamjet e Berishës Eva Gjura
Shqiperia eshte nje partner i besueshem i Shteteve te Bashkuara. Keshtu eshte shprehur dje Zevendes Ndihmessekretari amerikan i Shtetit, z. Philip Reeker, pas takimit qe ka zhvilluar me Kryeministrin Berisha, te cilin e ka çmuar per pikepamjet qe ai ka per rajonin dhe me gjere ne bote. Ne deklaraten e tij per shtyp, pasi ka falenderuar kryeministrin dhe shqiptaret per pritjen ne gjuhen shqipe duke i dhene bisedes sone edhe me miqesore, zyrtari i larte amerikan eshte shprehur se, eshte nje nder te kthehem ne Shqiperi dhe veçanerisht ne kete vit te njeqindte te pavaresise se Shqiperise. Reeker tha se me Kryeministrin Berisha ka folur per marredhenien e forte dypaleshe midis dy vendeve tona. “Si gjithmone, patem mundesine te diskutonim per perspektiven europiane te Shqiperise, zhvillimet ne rajon dhe une gjithmone çmoj pikepamjet e Kryeministrit per rajonin dhe me gjere ne bote. Shtetet e Bashkuara vleresojne kontributet e qendrueshme te qeverise per sigurine rajonale dhe nderkombetare, perfshire kontributet per misionin ISAF dhe vendosjen e stabilitetit ne Afganistan. Uashingtoni mbetet i perkushtuar ndaj demokratizimit te vazhduar te rajonit, si dhe integrimit te tij euro-atlantik”, - u shpreh Reeker. Duke u ndalur tek zhvillimet ne vend, Reeker ka nenvizuar faktin se Uashingtoni do ta ndjeke vitin qe vjen nga shume afer. “Presim te shohim perparim te vazhduar me reformat, si dhe respektim te pavaresise se institucioneve demokratike; veçanerisht javet qe vijne do te jene kritike. Jane kritike per te demonstruar perparimin lidhur me reformat dhe nje seriozitet qellimi qe kapercen politiken dhe pasqyron interesat dhe deshirat me te mira te popullit shqiptar”, - eshte shprehur Zevendes Ndihmessekretari amerikan i Shtetit, z. Philip Reeker. Gjithashtu, ai e ka falenderuar Kryeministrin Berisha per bujarine e tij me kohen e kushtuar dhe ka shprehur perseri gezimin dhe mirenjohjen per kete mundesi vizite ne Republiken e Shqiperise.
Kontributi
SHBA vlereson kontributet e qendrueshme te qeverise per sigurine rajonale dhe nderkombetare, perfshire kontributet per misionin ISAF dhe vendosjen e stabilitetit ne Afganistan.
Rajoni
Uashingtoni mbetet i perkushtuar ndaj demokratizimit te vazhduar te rajonit, si dhe integrimit te tij euro-atlantik. Une gjithmone çmoj pikepamjet e Kryeministrit per rajonin dhe me gjere ne bote.
Kontributi
SHBA vlereson kontributet e qendrueshme te qeverise per sigurine rajonale dhe nderkombetare, perfshire kontributet per misionin ISAF dhe vendosjen e stabilitetit ne Afganistan.
Rajoni
Uashingtoni mbetet i perkushtuar ndaj demokratizimit te vazhduar te rajonit, si dhe integrimit te tij euro-atlantik. Une gjithmone çmoj pikepamjet e Kryeministrit per rajonin dhe me gjere ne bote.