E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Tuneli Ujit të Ftohtë më 1 qershor

Ai premtoi se më 1 qershor, punimet do të kenë përfunduar.  “Me sa duket kanë mbetur dhe 5 metrat e fundit dhe për këtë dua të përgëzoj kontraktorët”, theksoi ministri Olldashi, ndërkohë që shtoi se, cilësia e shkëmbit ka qenë shumë e dobët, gjë që e ka bërë të rrezikshme punën për ndërtimin e tunelit.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vlorës dhe po ashtu për turistët, pasi do të eliminojë problemet e trafikut në këtë zonë”, nënvizoi ai.  Sipas Olldashit, shumë shpejt do të nisë një projekt tjetër shumë i rëndësishëm për Vlorën, “By-pass”-i që do të lidhë qytetin me bregdetin e Rradhimës, ndërkohë që ai do të pasohet brenda një kohe të shkurtër nga investimi për ndërtimin e nyjes lidhëse të autostradës Levan-Vlorë me rrugën “Transballkanike.

Ky projekt me një vlerë financiare prej 75 milionë lekë, që financohen nga qeveria shqiptare, do të zgjidhë një nga problemet më të rëndësishme të qarkullimit në Vlorë dhe gjithë bregdetin. Projekti parashikon zgjerimin dhe rikonceptimin e infrastrukturës së këtij objekti, duke e përshtatur atë me standarde bashkëkohore. Pynimet synojnë përmirësimin e parametrave të këtij tuneli në lartësi dhe gjerësi, të pamjes estetike dhe gjendjes funksionale të brendshme, si dhe rikonceptimin e infrastrukturës rrugore në hyrje dhe dalje të tij.

Me përfundimin e punimeve, do të normalizohet qarkullimi i automjeteve në këtë tunel edhe në momentet e fluksit më të lartë, në periudhën e verës. Në gjendjen aktuale, gjatë sezonit të verës qarkullimi vështirësohet mjaft dhe shpesh ndërpritet, duke krijuar probleme gjatë gjithë gjatësisë së rrugës së bregdetit. /Start/

                                                                                             2012-04-03 17:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›