Sherri në kuvend: Bllokimi i mandatit, debat në grupin e PS

Mbledhja e keshillit te rregullores
Deputetët kërkojnë luftë në Parlament, Rama: Prisni dhe këtë të enjte. Zbardhet përplasja PD-PS me dyer të mbyllura.
Ruçi: KQZ shkeli dy herë ligjin me Bardhin, Topalli: Ta interpretojë Gjykata Kushtetuese.
Maxhorancës dhe opozitës nuk u kanë mjaftuar 90 minuta kohë për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas dorëheqjes së deputetes së qarkut të Durrësit, Rudina Seseri. Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Kuvendi ka publikuar në faqen e saj një pjesë të procesverbalit. Shumica në Këshill ka deklaruar se mandati i Gjon Bardhit, që ia ka dhënë KQZ-ja ndërkohë që ai është edhe kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ndërsa për opozitën i rëndësishëm është fakti se Gjon Bardhi ka refuzuar vetë që ta marrë mandatin e deputetit. KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen. Ose KQZ-ja ska marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj që ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit, pa u mbledhur KQZ-ja. Pra unë e kisha dëgjuar historinë që ju donit ta zvarrisni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës, tha Ruçi. Në mbledhjen e dy ditëve më parë ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë së Fushë-Krujës, ku pohoi edhe një herë se nuk do ta marrë mandatin e deputetit.
Debati për mandatin e PS zbulon prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit
Topalli: Presidente? Këtu me keni
Gjiknuri: Jep dorëheqjen si deputete para kandidimit
Procesverbali i mbledhjes
Jozefina Topalli Edhe një herë, ta diskutojmë ose ta debatojmë, se mbase jam gabim. Por, kur të flisni, merrni mikrofonin.
Arenca Trashani Si përfundim, ju sugjeroj ti kërkojmë një mendim Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent që na është krijuar. Jua siguroj unë që mund të krijohet edhe në të ardhmen, derisa të kemi këtë sistem zgjedhor. Pavlefshmërinë e ka Gjykata Kushtetuese.
Gramoz Ruçi Së pari, ne nuk kemi të drejtë ti drejtohemi Gjykatës. Së dyti, jam plotësisht dakord me zonjën kur

Gjon Bardhi
thotë se mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pikërisht këtë duhet të themi ne dhe ti tërheqim vëmendjen. Më korrigjoni nëse ju citoj gabim: Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Jemi plotësisht dakord me ju. Pra, KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen. Ose KQZ-ja ska marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj që ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit, pa u mbledhur KQZ-ja. Pra unë e kisha dëgjuar historinë që ju donit ta zvarrisni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës. Por, kisha dhe kam besim të patundur se ekspertët, juristët e Grupit tuaj Parlamentar dhe juristët e këtij këshilli, nuk do të pranonin ta interpretonin kështu këtë absurditet. Më falni, modestish pranoj që të dy juristët që janë këtu kanë aq kulturë juridike që të mos lënë të shkelet mbi profesionalizmin e tyre. Ta gjykoni këtë problem për të mbajtur peng një mandat. Ky më duket absurditeti më i madh që mund të ndodhte. Megjithatë, ja ku jeni, çojeni në Kuvendin e Shqipërisë. Atij nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Nuk bën betimin sipas ligjit që lexuat. Ai nuk pranoi ta bëjë betimin. Ai nuk është deputet. Ai nuk ka mandat. Përpara se ti japësh mandatin, ai të thotë se nuk e pranon atë.
Jozefina Topalli Zoti Ruçi thotë se ai nuk ka mandat. Në shkresën e KQZ-së me nr. 35, datë 19.01.2012, thuhet: Bashkëlidhur po ju dërgojmë vendimin nr. 2 të KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës të listës shumemërore të Parisë Socialiste në qarkun e Durrësit, për plotësimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi. Çfarë do të bëj unë?
Gramoz Ruçi Ne do ti themi KQZ-së se ky vendim që keni nxjerrë është i pavlefshëm, sipas nenit të Kushtetutës që thotë: Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bërë shkresë. Kur ju i keni dhënë një mandat atij zotërie, edhe sikur ai të mos kishte bërë shkresë, ju duhet ta thërrisnit dhe ta pyesnit: Cilin mandat do të mbani, zotëri: këtë, apo këtë tjetrin?. Këtë duhet të bëjë KQZ-ja.
Jozefina Topalli Problemi është se Kushtetuta, në nenin 71, germa c, thotë: Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë. Kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë së parashikuar, në nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet ti drejtohesh atij.
Gramoz Ruçi Kujt?
Jozefina Topalli Gjykatës Kushtetuese, sepse unë nuk e kam kompetencën të bëj interpretimin.
Gramoz Ruçi Nuk thotë këtë. Në nen thuhet se mandati që është dhënë është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të Kodit Elektoral. Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën.
Jozefina Topalli Kush ma jep mua këtë kompetencë?
Gramoz Ruçi Neni përkatës.
Jozefina Topalli Cili?
Gramoz Ruçi Neni përkatës.
Jozefina Topalli Nuk e ka Kuvendi këtë kompetencë, sepse po ta kishte mund të…
Gramoz Ruçi Pse jemi mbledhur ne? Të shqyrtojmë vendim e KQZ-së. Keni thirrur kandidatin, na keni vënë përpara disa dokumente:
1. Vendimin e KQZ-së.
2. Dorëheqjen e zonjës Seseri.
3. Dorëheqjen e zotit Gjoni. Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.
Jozefina Topalli Zoti Ruçi, ju thoni se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Nga ana tjetër më thoni dorëheqjen e zotërisë. Dorëheqje nga çfarë, sepse ju po thoni se nuk ekziston ai mandat? Ne po biem dakord. Të njëjtën gjë po them edhe unë.
Gramoz Ruçi Në qoftë se KQZ-ja do të kishte pasur parasysh zbatimin e këtyre neneve, nuk do ta kishte marrë këtë vendim.
Jozefina Topalli Unë nuk jam në gjendje të gjykoj KQZ-në, sepse unë, si Parlament, nuk e kam kompetencën për të zgjidhur pavlefshmërinë.
(Gramoz Ruçi pa mikrofon) – Sepse ne jemi përballë një rasti që për mua është i paprecedentë. Ndoshta ju dini ndonjë rast tjetër, por për mua, personalisht, është i pari. Unë nuk kam pasur një rast tjetër në të cilin kur më vjen lista, zotëria në fjalë ka edhe një mandat të dytë në krye të një komune apo bashkie. Kjo e bën të veçantë. Nuk kemi pasur kurrë debat për ndonjë rast tjetër, sepse nuk kanë qenë me ndonjë mandat të dytë. Unë sot kam një zotëri me një mandat si kryetar bashkie dhe me një mandat tjetër që sjell KQZ-ja. Unë në këto kushte po thye