Adoleshentët plagosën 40-vjeçaren, njëri arrestohet tjetri në kërkim

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Lezhës të cilët sqarojnë se 16-vjeçari me inicialet D. SH. banues në lagjen numër 4 Laç-Kurbin dhe 18 vjeçari është vënë në pranga. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 18-vjeçari, Markel Bushi, bashkëpunëtor në veprat kriminale. Ata raportohet se kanë qëlluar në drejtim të një automjeti Benz me targa 255CBN që shkonte drejt Kishës së Shnandojt, ku ka mbetur e plagosur 40 vjeçarja, Blerta Islamaj, banuese në Gjirokastër, qe udhëtonte si pasagjere.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja model 56. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Kurbin për hetime të mëtejshme./Start/
2012-04-04 09:11
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja model 56. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Kurbin për hetime të mëtejshme./Start/
2012-04-04 09:11