E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire Sheri Mita, aktori me permasa dimensionale

Humbja e parakohshme e artistit me permasa dimensionale Sheri Mita, ka hidheruar miqte, koleget dhe te afermit e tij. Dje paradite ne Teatrin Kombetar jane zhvilluar homazhe ne nderim te aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit te mirenjohur Sheri Mita, i cili u nda nga jeta ne moshen 69-vjecare nga nje semundje e rende. Ne ceremonial moren pjese aktore, kolege te aferm per t’i dhene lamtumiren e fundit. Ministri i Kultures, Aldo Bumci, i pranishem ne homazhe shprehu ngushellime familjes se artistit dhe vleresoi kontributin e tij ne kinematografine shqiptare. Nderkohe qe miqte dhe koleget e kujtojne me nostalgji bashkepunimin me te. Miku i tij i ngushte, Sulejman Dibra, tha se “Kam kujtime shume te bukura me te, kam pare shfaqje te mrekullueshme, por e larguan padrejtesisht nga skena pas viteve ‘70. Me pas vijoi punen ne Kinostudio dhe kishte vlera. Ka pasur nje veprimtari cilesore artistike, dhe pengu i tij ishte qe nuk vijoi dot me tej me teatrin. Me vjen keq qe u ndame kaq shpejt”. Ndersa, aktorja Marjana Kondi shprehu se, “Humbja e Sheri Mites na ka prekur shume. Ai ishte nje aktor me permasa te medha pasi e ka shfaqur talentin e tij si ne teater ashtu dhe ne film. Do te na mungoje shume”. Sheri Mita, ka lindur ne Sarande me 1943. Pas shkollimit te mesem, kreu Institutin e Larte te Arteve dega Dramaturgji ne vitin 1967. Fillimisht emerohet po aty pedagog i mjeshterise se aktorit, por hiqet per arsye biografike. Emerohet regjisor ne Kinostudio, aktor ne Teatrin Popullor etj., deri sa u dergua si regjisor ne Estraden e Beratit, nga ku kthehet ne Tirane ne vitin 1989 fillimisht si regjisor ne Cirkun e Tiranes. Ka dhene kontribut te vecante si aktor dramatik, por dhe komik. Ka luajtur role ne 16 filma artistike, si ne filmat “Ngadhenjim mbi vdekjen”, “Yjet e neteve te gjata”, “Balle per balle”, “Gjeneral Gramafoni’, “Veterani”, “Ne fillim te veres”, “Valixhja me nje milion dollare” etj. Ka interpretuar si aktor ne teater, si te pjeset “Shtepia ne bulevard”, “Fytyra e dyte”, ‘Arturo Ui”, ‘I pazevendesueshmi” etj. Si regjisor, pervec dhjetera numrash estrade, ka vene ne skene ne Teatrin Popullor, ne Fier, Berat, Korce etj. disa drama e komedi. Si krijues letrar, ka shkruar gjashte drama e komedi. Kater prej tyre: dramat “Vite te paharruara” dhe “Dy krisma ne Paris” dhe komedite “Keshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe” kane fituar cmime ne konkurset kombetare te dramaturgjise dhe Festivalet Kombetare te Teatrove. Ne vitin 2004 u nderua me Urdhrin “Naim Frasheri i Arte”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›