E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Olldashi, cfare ka ndodhur me Rrugen e Kombit"

Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, permes nje komunikimi me mediat deklaroi se ne diten nderkombetare te luftes kunder korrupsionit, Berisha duhet te dorezonte ministrat e tij. "Ne Diten nderkombetare te Luftes Kunder Korrupsionit, ministri Olldashi, me shume se kushdo tjeter, duhet t'i jepte pergjigje pyetjeve te shqiptareve, se cfare ka ndodhur me Rrugen e Kombit", u shpreh Imeraj. Sipas saj, "ne Diten nderkombetare te Luftes kunder Korrupsionit, Sali Berisha duhet te ndermerrte nje veprim shume te thjeshte, por teper domethenes; te dorezonte perpara drejtesise ministrat e tij, Mediun apo Olldashin, apo te shkonte dhe vete para drejtesise per te deshmuar se si shpenzoi 5 milione euro nga parate e shqiptareve per nje cope rruge, e cila u perdor vetem nje dite te fushates elektorale". Ajo tha se Berisha zgjodhi qe diten e luftes kunder korrupsionit, ta festonte duke harxhuar 4 milione euro ne 2 ore, per te organizuar nje antimiting qe nuk do e shpetoje nga kerkesa e nje populli te tere per te hapur kutite dhe per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›