PS: Mitingu i Berishes, ka kushtuar 4 milione euro per xhepat e shqiptareve
Partia Socialiste ka reaguar dje lidhur me festimin e 8-dhjetorit nga mazhoranca, duke e kritikuar per menyren e organizimit te saj. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist Saimir Tahiri, deklaroi se partia ne pushtet organizoi mitingun e radhes ne kulmin e fushates se saj te dhunes dhe denigrimit, jo vetem ndaj opozites, jo vetem ndaj pushtetit vendor, por edhe ndaj qytetareve te thjeshte. "Shqiptaret duhet te dine se kane paguar nga xhepat e tyre, per mitingun e djeshem te partise ne pushtet, plot 2 milione euro. Qeveria ka paguar per postera, printime, transport me autobuse dhe reklamat ne median e shkruar dhe vizive, afersisht 1.7 milione euro. Koncertin dhe fishekzjarre afersisht 228.000 euro", beri te ditur Tahiri. Sipas tij, pervec kesaj kostoje qe eshte kosto e drejtperdrejte per organizimin e mitingut, jane edhe 2 milione euro te tjera, kosto e shkaktuar nga mungesa e punes dhe ofrimit te sherbimeve dje nga administrata publike, rrogat e paguara per nje dite pune te munguar dhe sherbime te paafruara. Ne nje tjeter deklarate per mediat, nga selia roze, deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, akuzoi kryeministrin Berisha se shkeli ne menyre flagrante disa ligje me zhvillimin e festimit. "Tentativa e Sali Berishes, per te realizuar nje antimiting shteteror per te mos hapur kutite, duke shfrytezuar nje date te shenuar dhe historike per memorien e shqiptareve, i kushtoi qytetareve te ketij vendi pervec kostove marramendese financiare edhe nje dite te paralizuar administrative", deklaroi Klosi. Sipas tij, "Sali Berisha si kryeminister i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura, ka shkelur dy dite me pare ne menyre flagrante, ligjin e Sherbimit Civil, dhe te gjithe legjislacionin qe rregullon marredheniet e punes se administrates publike ne ministri e institucione".