"Berisha, sulm barbar ndaj opozites"
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kryebashkiaku i Tiranes ka vleresuar dje se ngjarjet e ndodhura ditet e fundit jane nje sulm barbare ndaj bashkise. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti u shpreh se per t'i ikur te vertetes se kutive te mbyllura, Sali Berisha ka vene ne shenjester bashkine e Tiranes dhe e ka pershkallezuar sulmin barbare, me nje tjeter goditje kriminale, ndaj nje tjeter prone private. "E ka perseri te kote! Nuk i iken dot hijes se krimit elektoral, qe e persekuton cdo nate dhe e hedh cdo dite ne sulmin e tij te deshperuar, te demshem, te turpshem, ashtu sic nuk do t'i iki dot, heret a vone, perballjes me padite e kallezimet qe po regjistrohen perdite ne gjykatat e ne prokurorine e ketij vendi", deklaroi Rama. Sipas tij, per te mbuluar gropen e madhe te korrupsionit, ku ka rene pushteti i tij familjar, Sali Berisha i eshte rikthyer "armes" se tij te vjeter, dosjeve te fabrikuara te korrupsionit te kundershtarit dhe po shperdoron turpshem shtetin dhe Policine e Shtetit, per te vene ne jete nje sulm barbar antikushtetues, antiligjor, antidemokratik, madje edhe antinjerezor, me qellim manipulimin e opinionit publik. Ai theksoi se shpifjet, fyerjet e kryeministrit, sado te zhurmshme dhe te perseritura ne dhjetera goje ministrash e oborrtaresh te pacipe, per te lene gjurme ne mendjen e njerezve, nuk e mbulojne dot "gropen" ku ka rene ky pushtet i korruptuar. Te cilin, vijoi lideri i opozites, s'ka dhune policore qe e nxjerr dot me nga gropa, ashtu sic nuk ka gje qe e nxjerr vete Sali Berishen pa lagur, nga gjyqet e panumerta, ku nje dite do te jete i detyruar te provoje perpara gjykatesve akuzat e tij, ose te paguaje per pavertetesine e tyre. "Per te spostuar vemendjen nga kutite e mbyllura te krimit elektoral, nga llogaria e hapur me publikun shqiptar per "termetin" e korrupsionit e te mashtrimit elektoral ne tunelin e Kalimashit, nga te dhenat perdite e me rreqethese qe lidhin qartesisht interesat ekonomike te familjes se tij me qeverisjen e vendit, Sali Berisha ka hapur nje lufte primitive frontale, duke vene ne shenjester edhe pushtetin vendor opozitar e duke asgjesuar cdo dite Autonomine Vendore, ku te mundet, si te mundet, sa te mundet", tha gjate fjales se tij, kreu i Bashkise se Tiranes. Ai theksoi se te zgjedhurit vendore te opozites, Berisha i ka perballe me te vendosur se kurre. "I them gjoja kryeministrit te Shqiperise: "Hap kutite ose largohu" dhe harroje se ne emer te nje lufte politike, qe per te fshehur qellimin e ke quajtur me tam-tame "kunder mafias", do te mund te mbijetosh ne nje pushtet qe sillet e vepron si vete mafia me interesat e me sipermarrjen e lire te ketij vendi", apeloi Rama. Ne fund te fjales se tij, ai theksoi se "keto sulme mesjetare, te paperfytyrueshme, ne mes te Evropes se vitit 2009, nxjerrin perdite e me ne pah fytyren e ketij pushteti te vjedhur e te falimentuar, te cilit i ka mbetur vetem te haje vetveten, ashtu sic po ben perdite, duke kafshuar me terbim te verteten, Kushtetuten, ligjin dhe qytetaret e lire e te pafajshem te ketij vendi".