E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi favorizon firmën zvicerane për koncencionin e Kolaudimit të automjeteve

>Shoqëria franceze apelon vendimin e MPPTT, oferta franceze më ekonomike se ajo zvicerane

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve në tenderin e zhvilluar për projektin Dhënia me koncesion e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove, ka favorizuar në mënyrë të hapur  kompaninë zvicerane SGS.
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka favorizuar kompaninë  zvicerane duke skualifikuar kompaninë franceze SAS SAKAR në kundërshtim me ligjin. Skualifikimi që i është bërë kompanisë  franceze SAS SAKAR, nuk ka shkaqe të bazuara në ligj dhe nuk cenojnë thelbin e vlefshmërisë së dokumentacionit për efekt të kualifikimit ligjor, ekonomiko-financiar dhe teknik (duke marrë parasysh edhe shkeljet proceduriale pasi nuk janë kërkuar sqarime gjatë procedurës së shqyrtimit të ofertave), nuk ka krijuar mundësinë që oferta teknike e kompanisë së skualifikuar  të shqyrtohej dhe krahasohej me ofertën teknike të konkurrentit zviceran SGS, i cili është renditur i pari në klasifikim. Nga pjesëmarrja në procedurën e hapjes së ofertave dhe nga procesverbali i mbajtur gjatë kësaj procedure, rezulton se: konkurruesi tjetër, shoqëria Zvicerane SGS në dokumentacionin e paraqitur prane MPPTT ka mangësi serioze të cilat përbëjnë shkak për skualifikimin e tij. Pavarësisht  fazës së kualifikimit ligjor, ekonomiko financiar dhe teknik të kompanisë SGS, fazë e  cila ka mangësi serioze, po të vëmë re me vëmendje  oferta ekonomike  e kompanisë SGS është shumë më pak e leverdisshme për shtetin shqiptar dhe qytetarët shqiptarë. Pavarësisht epërsisë ekonomike që kompania SAS SAKAR kishte në ofertën ekonomike, po të vërejmë manipulimin e bërë nga komisioni i shqyrtimit të ofertave,  do të shikojmë se dokumentacioni  ligjor dhe teknik i kompanisë SGS është i paplotë dhe i pamjaftueshëm. Sipas procesverbalit të  mbajtur nga  Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, më datë 18 dhjetor 2008 dhe vëzhgimit, që ju bë procesit të dorëzimit të dokumenteve dhe hapjes së ofertës në këtë datë, kompania  SGS nuk ka paraqitur ose ka paraqitur me mangësi dokumentacioni ligjor dhye teknik të shoqërisë. Kompania SGS nuk ka paraqitur statutin e shoqërise, raportin e monitorimit te mjedisit, certifikatat ISO të kontrollit teknik, Certifikatat ISO te kualifikimit dhe edukimit te personelit ekzistues te SGS, ndërkohë që ka paraqitur me mangësi formularin e garancisë se ofertes dhe licencën profesionale. Sipas  informacioneve  që disponohen,SGS nuk ka licensa profesionale. Në këto rrethana, paraqitja e dokumentit  të licensës profesionale prej SGS, është i dyshimtë. Gjithashtu sipas materialeve të paraqitura,  dokumentet teknike dhe financiare të Shoqërise SGS, që shoqërojne zbatimin në Shqipëri të projektit teknik, nuk janeë të mjaftueshme si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Kështu, SGS, nuk ka fare projekt teknik dhe raport të monitorimit në mjedis. Ndërsa studimi i fizibilitetit  dhe plan-biznesi, nga SGS është  bërë në materiale me nga 10 faqe sejcili, nga mbi 100-120 faqe, që Shoqëria SAKAR SAS  ka prezantuar. Përsa i përket  ofertës së prezantuar nga dy kompanitë duket qartë që  shoqëria SAS SAKAR ka epërsi të dukshme në krahasim me ofertën e konkurentit, SGS. Sipas përllogaritjeve, SAKAR SAS, nga 100 pikë të mundshme, ka  grumbulluar rreth 92 pikë, nga 74,6 pikë, që ka grumbulluar kompania zviceriane SGS.
Po te vërejmë me vëmëndje ofertën ekonomike të prezantuar nga SAKAR SAS vërejmë se kojo oferët ka leverdi ekonomikemë të avantazhuar nga kompania SGS. Kështu, SAS SAKAR përsa i përket pagimi i fee concesionare këtë shifër e ka  7%, kundreje 5% që e ka SGS.  Nga një përllogaritje e thjeshtë (7% / 5%), shihet  qartë se SAKAR SAS, çdo muaj do ti derdhë shtetit mesatarisht rreth 35-40% më shumë të ardhura, nga sa do ti derdhë shoqëria SGS.  Sipas plan biznesit, duke mbledhur shpenzimet e llogaritura për pagimin e fee koncesionares për gjatë gjithë periudhës së koncesionit, SAKAR SAS, parashikon të derdhë në shtet rreth ose 8,4 milion euro,  ose 420 mije euro mesatarisht ne vit.
Tarifa e shërbimit që ka paraqitur shoqëria SAS SAKAR, ka parashikuar një tarifë shërbimi 9% më të ulët nga SGS (1800/1980), ose do të arkëtojë nga popullata për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik rreth  400 mije euro në vit më pak krahasuar me SGS (300000 mjete mesatarisht në vit x 198 lekë shtesë tarife). Një tjetër avantazh në prezantimin e oferatave ka pasur edhe  është dhe ndërtimi i qëndrave të reja koncencionare që do të ndërtojnë kopmpanitë gjatë vitit të parë. Kështu, shoqëria SAS  SAKAR që në vitin e parë parashikon të ndërtojë katër  qendra kontrolli teknik të reja, duke e shtrirë shërbimin më afër qytetarëve, kundrejt një qendre të re që nderton shoqëria fituese SGS. Pra në konkluzion të shkrimit duket qartë se ministri Olldashui ka parashikuar ose paravendosur se kush do të fitojë këtë tender. Nga vlerësimi i ofertave dhe nga mungesa e dokumentacionit të firmës fituese vërehet qartë se kjo firmë ka mangësi dhe inferioritet në krahasim me firmën e skualifikuar. Nga zhvillimi i këtij tenderi vihet re qartë se nëse këtë tender do ta fitonte shoqëria SAS SAKARshteti shqiptar do të fitionte më shumë të ardhura dhe qytetarët shqiptarë do të merrnin shërbim më cilësor me kosto më të ulët.  Pra nga sa vihet re më sipër MPPTT  me ministrin Olldashi në krye ka paravendosur skualifikimin  e kompanisë franceze SAS SAKAR për arsye të cilat nuk cenojnë thelbin e vlefshmërisë së dokumentacionit për efekt të kualifikimit ligjor, ekonomiko-financiar dhe teknik. Autoriteti kontraktues (MPPTT)  nuk ka kërkuar sqarime, si një kërkesë ligjore e procedurës konkurruese, në lidhje me shumë çështje të cilat sipas tij kanë qenë të paqarta. Kjo ka cenuar të drejtën e Ofertuesit për një proces të rregullt ligjor duke passjellë moskonsiderimin e ofertës së tij teknike, në dëm të një konkurrimi të drejtë dhe ligjor për zgjedhjen e ofertës më të mirë për këtë shërbim publik. Edhe ky tender pavarësisht se nuk është i nivelit të rrugës Durrës-Kukës, vazhdon të tregojë se në këtë ministri veprohet me preferenca ministrash dhe jo në bazë të zbatimit të legjislacionit dhe të ofertës më ekonomike. Edhe Ministri Olldashi është pjesë e lojërave të cilat kanë për bazë konfliktin e fortë të interesit përfitimin ekonomik personal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›