Identifikohet trupi, ishte i peshkatarit Jani Golaj

Vlorë, 24 janar 20:54 NOA - Është identifikuar kufoma e gjetur rreth 30 km larg Dubrovnikut në Kroaci, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Njazi Golaj (në foton bashkëlidhur në fund të shkrimit), është përballur me trupin e pajetë dhe ka njohur vëllain e tij të vogël Jani (Niko) Golaj, 38 vjeç (në foton qendrore).
Burimet policore shqiptare që i referohen të dhënave nga kolegët kroatë, bënë të ditur ndërkohë, për agjencinë e lajmeve NOA, se nesër do të nisë kërkimi për gjetjen e trupit tjetër të 45 vjeçarit Sotir Golaj.
Të pranishmë në anijet që do të dalin në det do të jenë dhe Njazi Golaj dhe shoqëruesi i tij, mik i familjes Hektor Harizi.
Familjarët vijojnë të apelojnë që kërkimet të mos reshtin, ndërsa akuzat se operacionet dhe kërkimet nuk ishin sa duhen vijojnë të mundojnë pjesëtarët e familjes Golaj që prej së enjtes kanë hapur mortin.
a.h/NOA
Shkarko attachment >> 22njazi_golaj_282134250.jpg