E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosja e interesit partiak mbi atë kombëtar dëmtoi progresin e Shqipërisë

10-07-2013 / Gazeta 55

Antanas Linkeviçius, ministër i Jashtëm i Lituanisë, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE

Shqipëria ka marrë mbështetjen e presidentes së radhës së BE-së, Lituanisë, për statusin e vendit kandidat dhe proceset integruese në Union. Në mbledhjen e Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës 6 mujore, Ministri i Jashtëm lituanez garantoi mbështetje të plotë për Shqipërinë. Linas Antanas Linkevicius tha se Lituania do të bëjë gjithçka për të mundësuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe për t’i mundësuar Maqedonisë hapjen e negociatave. “Ne do të përpiqemi të nxisim avancimin e Shqipërisë. Unë thashë që statusi i kandidatit nuk është i thjeshtë. Shqipëria e kaloi provimin me zgjedhjet. Por le të lëmë forcat politike që të kryejnë këtë tranzicion të butë që është i rëndësishëm për tu bërë. Shpresoj që partitë politike t’ia dalin. Shresojnë se ato të tregojnë përgjegjësinë e tyre. Dialogu midis tyre është i rëndësishëm. Nuk jam skeptik, madje jam pozitiv por kjo është ajo që presim nga Shqipëria” tha Ministri i Jashtëm lituanez. Linkevicius gjithashtu ka bërë të ditur se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit. “Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë “e angazhuar fort” për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan” – deklaroi Ministri i Jashtem lituanez. “Ne do të jemi të paanshëm, por në të njëjtën kohë konstruktive dhe proaktive,” – tha kreu i diplomacisë lituaneze, duke vënë në dukje se së shpejti do të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën. Gjithashtu dhe Eurodeputetët u shrehën më pak skeptike në këtë drejtim,veçanërisht për grupin drejtues që ndoqi nga afër zgjedhjet e 23 qershorit. Eduard Kukan, kreu i delegacionit të BE për Europën Juglindore dhe kreu i vëzhgueseve ad hoc për zgjedhjet e 23 qershorit tha se nëse liderët politike sillen ashtu si tani, atëherë kjo do të rrisë shanset e Shqipërisë për marrjen e vendit kandidat.
Eduard Kukan, eurodeputet 
“Ju treguat në fjalimin tuaj një qasje shumë pragmatike dhe me këmbë në tokë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së. Unë s’mund të bëj tjetër veçse ta përgëzoj këtë. Marrëveshja historike midis Serbisë dhe Kosovës po shërben si shtysë për të ecur përpara. Edhe pas zgjedhjeve në Shqipëri duket se deri tani ndërrimi i pushteteve po shkon mirë. Liderët politikë po sillen siç duhet dhe shpresojmë që kjo do t’i hapë rrugë pritshmërisë realiste për marrjen e statusit të vendit kandidat shpejt”.
Libor Roucek, eurodeputet
“Unë nuk jam kaq skeptik për Shqipërinë. Ne ishim në një vizitë me zotin Kukan për vëzhgimin e zgjedhjeve. Shqiptarët bënë një progres të madh në këto zgjedhje. Ka qenë procesi më i mirë zgjedhor që është zhvilluar deri tani. Dy partitë e mëdha politike po bashkëpunojnë. Le të shohim se si do bëhet tranzicioni i pushtetit dhe pastaj ne duhet të nxisim marrjen e statusit të kandidatit, që të mos krijojmë një ndarje midis sllavëve dhe jo sllavëve në Ballkan.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›