Kerkesa per pasuri te patundshme te huajt po blejne shtepi ne Shqiperi

Drejtues të Agjencive Imobiliare konstatojnë rritjen e kërkesës nga të huajt për të blerë shtëpi në Shqipëri.
E reflektuar edhe në artikujt e revistave ndërkombëtare, kërkesa për të blerë pasuri të patundshme në vendin tonë është më tepër e orientuar në bregdet.
Madje, sipas operatorëve imobiliarë ekziston interes edhe për të blerë ndërtesa antike.
Turistë të shumtë të huaj nga Britania apo Franca janë drejtuar këtë verë në zyrat e operatorëve imobiliarë, për të marrë informacione rreth pasurive të paluajtshme në vendin tonë.
Stela Dhami, menaxhere e një prej zyrave imobilare në kryeqytet, bën të ditur se këtë vit interesi ka qenë maksimal dhe më i lartë se një vit më parë.
Sipas saj, të huajt janë të interesuar për shtëpitë në bregdet dhe parashikohet shtim edhe më i lartë i interesit e investimeve konkrete pas realizmit të regjistrit elektronik të tokave në vijën bregdetare.
Dhami nënvizon edhe një fakt të veçantë që lidhet me interesin e të huajt, për të përvetësuar shtëpi apo ndërtesa antike shqiptare.
Përsa i përket tregut të zyrave dhe qendrave tregtare, aktualisht po vihet re tendenca për t’i zhvendosur ato drejt periferive të qytetit.
Gjithashtu, operatorët e agjencive imbiliare konstatojnë se tregu i pasurive të paluajtshme është duke marrë një hov zhvillimi, edhe falë shtimit të kreditimit nga ana e bankave për blerje pasurish të paluajtshme.