Vazhdojne nderhyrjet e Forcave te Armatosura per shuarjen e zjarreve ne jug dhe veri te vendit
Forcat e Armatosura Shqiptare janë angazhuar sërish në ndihmë të komunitetit, duke dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare mbi 1400 ha pyje janë djegur në të gjithë vendin që nga muaji qershor e deri në muajin gusht të këtij viti, ndërsa numërohen rreth 160 vatra zjarri.
Këto të dhëna vijnë nga specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mjedisit, të cilët prej disa kohësh kanë angazhuar grupet e tyre të punës për shuarjen e zjarreve. Por, vështirësia me të cilën po përballeshin punonjësit e këtyre institucioneve, si dhe situata emergjente e krijuar në të tilla kushte ka kërkuar domosdoshmërisht edhe ndërhyrjen e Forcave të Armatosura të cilët janë treguar të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në zonat ku ndërhyrja ka qenë e vështirë. Për shumë zona të vendit muaji gusht ka rezultuar më problematiku, duke patur parasysh këtu edhe faktin se ky muaj karakterizohet nga temperatura të larta dhe thatësira të shumta, duke e kthyer situatën në një kërcënim serioz për komunitetin.
Aktualisht, zjarret kanë përfshirë rrethe të ndryshme me shtrirje pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa vazhdojnë të digjen ende pyje në Shkodër, Tropojë, Pukë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, etj.
E ndodhur përballë një situate të tillë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ka kërkuar ndihmën e Ushtrisë shqiptare për të shuar zjarret në ato zona ku ndërhyrja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, dhe Ministrisë së Mjedisit ka qenë mjaft e vështirë.
Kështu, Forcat e Armatosura Shqiptare nga data 26. 06. 2011 në bazë të kërkesës që ka dërguar Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, me miratim të Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, janë angazhuar me burime njërëzore teknike dhe materiale në shuarjen e zjarreve gati në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim stabilizimin e kësaj situate.
Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Qëndra e Bashkuar Operacionale, gjatë periudhës qershor – gusht për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar 2114 efektivë të Forcave të Armatosura, në të gjithë vendin ku ka pasur raste zjarresh. Në këtë proces janë angazhuar 113 mjete transporti, 24 mjete zjarrfikëse si dhe 4 auto-ambulanca. Po kështu në ndihmë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, është vënë në dispozicion një helikopter tip BO-105 nga Forcat Ajrore, i cili po bën monitorimin e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vlen për t’u përmendur fakti se BrMR, në zbatim të urdhrit të SHSHPFA, për ndërhyrjen e FA për shuarjen e zjarreve, në përmbushje të misionit të saj, duke koordinuar masat me pushtetin vendor, nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me to, me repartet e saj të varësisë e që mbulojnë drejtpërsëdrejti zonat e mbuluara nga flakët, ka dhënë ndihmë konkrete për shuarjen e zjarreve.
Konkretisht:
Komanda e Mbështetjes Rajonale Elbasan,me forcat dhe mjetet e saj, përkatësisht 2 mjete dhe një personel prej 20 vetësh, ka qendruar me orë të tëra për shuarjen e zjarrit të rënë në Kodër-Krastë.
Komanda e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër, me forcat e mjetet e saj, 1 mjet zjarrfikës, 1 mjet trransporti dhe një personel prej 25 vetësh, ka dhënë ndihmë konkrete në shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Muzinë, zjarr që kërcënonte Parkun e Syrit të Kaltër; ashtu sikurse dhe me 1 mjet zjarrëfikës dhe një efektiv prej 12 vetësh, ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Peshkpi, Dropulli i Poshtëm.
Për ti ardhur në ndihmë grupeve të punës të ngritura për shuarjen e zjarreve, Komanda e Mbështetjes Rajonale Vlorë, ka angazhuar mbi 110 trupa ushtarake me 5 mjete transporti, ndërkohë që Brigada e Këmbësorisë Malore Vau i Dejës, Shkodër, ka angazhuar mbi 180 forca ushtarake me 16 mjete transporti.
Gjatë gjithë veprimtarisë së saj në ndihmë të komunitetit civil dhe në dispozicion të pushtetit vendor, efektivat e BrMR, kanë treguar profesionalizmin dhe gadishmërine e tyre në përmirësimin e normalizimin e situatës emergjente të krijuar. Mjetet zjarrëfikëse dhe personeli ushtarak e civil i BrMR, dhe i reparteve vartëse të saj, vazhdojnë të ndodhen në gadishmëri të plotë.
Po kështu, një ndihmë të jashtëzakonshme në ndihmë të komunitetit gjatë kësaj periudhe kanë dhënë Forcat Ajrore, Policia Ushtarake dhe Spitali Ushtarak të cilët kanë qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë që mund të krijohej në rastet kur zjarret do të mund të kërcënonin seriozisht jetën e çdo qytetari.
Forcat kryesore që janë angazhuar:
Forcat Tokësore me Batalionet në varësi, Brigada e Mbrojtjes Rajonale, Brigada e Këmbësorisë Malore në Rrethe.
Forcat Mbështetëse:
Forcat Tokësore, Brigada Logjistike, Forcat Ajrore, Policia Ushtarake, Agjencia e Sistemit të Ndërlidhjes (ASNI) dhe Spitali Ushtarak Qëndror Universitar.
Forcat e Armatosura janë të angazhuara të shfrytëzojnë të gjitha burimet njerëzore teknike dhe materiale në këtë situatë të EC për shuarjen e zjarreve që po kalon vendi. Puna e FA do të vazhdojë edhe në ditët pasardhëse, duke i ardhur në këtë mënyrë në ndihmë jo vetëm Emergjencave Civile, por edhe banorëve të rrezikuar nga zjarri, me qëllim që kjo situatë emergjente që po kalon vendi ynë të finalizohet pa pasoja të mëdha si dhe pa shkaktuar dëme në komunitet.
Marrëveshje bashkëpunimi ka dhe me vendet fqinje si Italia dhe Greqia që mbulojnë raste për ndërhyrje nga ajri. Po ashtu, specialistët italianë kanë përgatitur një hartë dixhitale satelitore për mbrojtjen nga zjarri të gjithë territorit të Shqipërisë, e cila në çdo çast shënon në kohë reale gjendjen e temperaturave, zjarreve dhe zonave me rrezikshmëri të lartë.
Nga të dhënat e specialistëve deklarohet se më së shumti shkak për zjarret e deritanishme është pakujdesia njerëzore. Mbetet ende problematike prej vitesh zjarrvënia nga barinjtë e zonave të cilët u vënë zjarrin kullotave për hapjen e kullotave të reja. Të dhënat tregojnë se rreth 29 % e zjarreve në pyje e kullota vijnë nga pakujdesia dhe neglizhenca, 61 % nga arsye të panjohura, 9 % të qëllimshëm, dhe vetëm 1 % nga ngjarje të pazakonta.