E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi i kërkon Ramës të marrë ujësjellësin

Tiranë-Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi tha sot se duhet të kryhet kalimi i kompetencës së meaxhimit të ujit tek bashkitë. Sipas tij në shumicën e qyteteve ky kalim është realizuar por ka ngecur procesi në Tiranë dhe Durrës. “Deri tani proçesi i transferimit të shoqërive të Ujësjellësve është realizuar në masën 83 %”, tha Olldashi.

Ndërsa shtoi se proçesi i transferimit duhet të kishte përfunduar tashmë dhe organet e pushtetit vendor duhet të kishin marrë përgjegjësitë për administrimin e tyre, por puna ka ngecur në dy bashkitë më të mëdha të vendit, atë të Tiranës dhe Durrësit.

“Prej vitesh ka patur thirrje nga bashkia e Tiranës drejtuar qeverisë për transferimin e sistemit dhe ka mëse një vit që ky sistem është transferuar pranë organeve të pushtetit lokal, por Bashkia e Tiranës nuk merr përsipër dhe tenton të luajë politikisht me një materie që nuk ka as ngjyrë, shije, as erë, sikurse është uji”, tha Olldashi. Më tej ai i bëri thirrje kryebashkiakut të marrë përgjegjëesitë e veta për të realizuar këtë proçes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›