E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ringrihet Komisioni për Reformën Zgjedhore

Tiranë-Do ringrihet edhe një herë Komisoni për Reformën Zgjedhore, pas ndryshimeve që kërkoi Presidenti i Republikës në Ligjin për Kodin e ri Zgjedhor.

Me votat e të majtëve dhe të djathtveë është vendosur ne mesnate ne Kuvend që të ringrihet komisioni, për të reflektuar ndryshimet që kërkoi Topi.

“Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të së martës projektvendimin ‘Për ringritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore’, për shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës”, njofton sot zyra e shtypit e Kuvendit.

Ky projektvendim u votua edhe nga deputetët e opozitës, të cilët u kthyen në sallën e Parlamentit, pas qëndrimit të tyre jashtë, për për të mos marrë pjesë në debatin për ligjin e “dosjeve”. Ky debat ka zgjatur deri në orën 01.00 të ditës së sotme, dhe në fund u vend që të shtyhej për të hënën miratimi i tij.

Në përfundim të këtij debati, drejtuesja e seancës, Jozefina Topalli ka ftuar deputetët të votojnë për ringritjen e Komisionit Zgjedhor. Mësohet se në këtë moment në sallën e Parlamentit janë rikthyer deputetët e majtë, të cilët votuan pro këtij komisioni.

 Siç dimë dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë miratuar me konsensus ligjin për Kodin Zgjedhor, ndërkohë që kundra janë partitë e vogla, bashkë me LSI e Ilir Metës, i cili hyri në grevë urie për këtë ligj. Shpresat e këtij lideri janë zgjuar tashmë që u rihapën diskutimet për Kodin. Ai kërkoi pak ditë më parë takim me kreun e PS-së, Edi Rama.

Kodi zgjedhor, i miratuar në parlament më 18 nëntor 2008, me konsensusin e dy partive të mëdha, PD dhe PS, nuk u dekretua nga Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit më 3 dhjetor, në një letër zyrtare drejtuar Kuvendit parashtroi arsyet që e detyruan të kthejë ligjin në fjalë.  Ai kërkonte nga parlamenti që në ligjin e ri zgjedhor të saktësohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, pasi kishte kontradita ne dy nene te tij.

Ende nuk dihet nëse Komisioni i rimbledhur për refromën zgjedhore do të diskutojë edhe mbi kerkesat e partive të vogla, apo thjesht do të bëjë rregullimet e parashtruara nga Presidenti Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›