Protesta, bllokohet rruga Cakran-Fier
Fier-Një protestë masive e banorëve të komunes Cakran ka nisur sot në orët e paradites. Qindra banorë kanë vendosur karvanin me makina në aksin Fier-Cakran, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve te tjera.
Banorët protestojnë për infrastrukturën e keqe rrugore. Ata kërkojnë fonde për rikonstruksionin e këtij aksi, ndër më të rëndësishmit në Fier, pasi lidh 13 fshatra të tërë me qytetin e Fierit.
Aktualisht 300 banorë kanë danë në protestë duke vënë makinat e tyre, kryq në rrugë, për pasojë me 10-ra makina të tjera kanë mbetur në trafik, duke mos mundur të depërtojnë në qytetin e Fierit dhe anasjelltas.
Kjo rrugë është gjithë gropa dhe pasojat e saj i vujanë çdo ditë 18 mijë banorë tw komunave: Cakran, Borishomë, Selishtë, Buzëmadh, Hambar, Marobovë, e komuna të tjerë të kësaj zone.
Kryetari i komunës së Cakranit tha një një prononcim për Shekulli Online se mbështes plotësisht protestën e banorëve, si zgjedhje e drejtë e tyre për të kërkuar investimin e munguar. Kryekomunari, Vladimir Korçari shtoi se ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të thithur një fond për rrugën por kjo nuk është realizuar.
Banorët thonë se do të dalin çdo ditë në protesta që zëri i tyre të dëgjohet.