E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet në vatër, vdes e moshuara

Lezhë-Një grua e moshuar që vuante nga sytë, gjeti vdekjen në orët e para të ditës së sotme pasi ra aksidentalisht në vatrën e zjarrit.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Lezhës, kur Prenda Vorfi, 81 vjeç, lindur në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin dhe banuese në fshatin Pllanë, Zejmen, të rrethit Lezhë ra në zjarr në shtëpinë e saj.

Nga hetimet e deritanishme të policisë që shkoi në vendngjarje rezulton se ngjarja është aksidentale. E moshuara, sipas informacioneve, ka qenë vetëm në shtëpi dhe për shkak të pleqërisë dhe problemeve që ka patur me sytë, ka rënë pa dashje në vatrën e zjarrit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›