Olldashi inspekton punimet e rrugës së Valbonës
Tropojë
Ministri i Transporteve, Sokoll Olldashi, ka inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës turistike Bajram Curri-Valbonë, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë prej 1 miliard lekësh.
Rruga ka një gjatësi totale prej 27 kilometrash, ndërkohë që ka përfunduar asfaltimi për 16 kilometrat e parë të saj.
Duke vënë në dukje ecurinë e mirë të punimeve, ministri Olldashi tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor të kësaj zone.
Pas rrugës Bajram Curri-Valbonë, kreu i Transporteve ka inspektuar punimet edhe në një aks tjetër, atë Kukës-Krumë, pjesë e unazës lindore të vendit, si segment alternativ në rastin kur aksi Qafë-Mali - Fierzë bllokohet nga dëbora dhe ngricat.
#