E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi inspekton punimet në Durrës-Kukës

Drejtuesit e Ministrisë së Transporteve kanë inspektuar punimet në rrugën Durrës-Kukës. Deri tani kanë përfunduar tetë ura, si dhe ka nisur puna për 15 urat e tjera. Paralelisht, punimet vazhdojnë edhe në dy tunelet. 

KUKES- Kompania “Bechtel Enka”, ka përfunduar një pjesë të konsiderueshme të punimeve në rrugën Durrës-Kukës. Drejtuesit të ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kanë inspektuar punimet. Deri tani kanë përfunduar 8 ura dhe janë vendosur bazamentet dhe këmbët mbajtëse për 15 urat e tjera. Paralelisht po punohet edhe në dy tunelet, ku në total në të dy galeritë janë gërmuar dhe hapur 7.5 km.
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili ndodhej atje bashkë me specialistët për inspektimin e punimeve u shpreh se “ndryshimi nga qershori deri në ditët e sotme është i madhdhe është pozitiv fakti, se mbyllja e punimeve do të jetë në afatin e kërkuar”. Sipas afateve të përcaktuara, kompania “Becthel-Enka”, duhet t’i përfundojë punimet në rrugën Durrës-Kukës në mesin e vitit të ardhshëm.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›