Olldashi në Elbasan: PD duhet tia kthejë Partinë, militantit
Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë deklaroi në Elbasan se ringritja e Partisë Demokratike nuk fillon nga kryetari i ri, por nga institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë, militantët.
Në referencë të paketës për ristrukturimin e PD-së, Sokol Olldashi kërkoi të përcaktohen me statut: mekanizmi i rezultatit dhe mekanizmi i karrierës .
PD duhet tia kthejë partinë militantit !-deklaroi Olldashi për të vënë në kohë të plotë pune, të gjithë motorët e kësaj force politike, gjigante.
Ringritja, fillimi i ri i Partisë Demokratike nuk fillon nga Kryetari i ri, fillon nga insitucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë të partisë, asnjeë organizëm nuk mund të funksionojë nqs nuk funksionon qeliza bazq, nqs nuk funksionon AND-ja . Dhe ADN-ja e Partisë Demokratike nuk është Kryetari, nuk është kryesia, nuk është Këshilli Kombëtar, është demokrati i thjeshtë. Partia Demokratike duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtarë të saj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje që ti japim gjithsecilit meritën që ka tha ai.
Në bashkëbisedimin me demokratët e Elbasanit , Sokol Olldashi theksoi rëndësinë e një veprimi të fortë opozitar për të kthyer Partinë Demokratike në një kohë sa më të shkurtër, në destinacionin e përhershëm të saj, fitoren. Piramida e gënjeshtrave të Ramës ka nisur të rrëzohet-tha Olldashi dhe PD ka përpara një mur që shembet lehtë.
Shikoni, çfarë po ndodh me administratën. Kanë deklaruar për vite me rradhë që ky vend ka 1 milion të papunë dhe sot deklaruan që ka vetëm 5 mijë e 300 aplikime në Partinë Socialiste. Ku janë 1 milion të papunët ?! E gjithë piramida e gënjeshtrave elektorale të Edi Ramës do të fillojë të çmontohet një e nga një. Ne duhet të vazhdojmë dialogun më intensiv të mundshëm me qytetarët shqiptarë për të rrëzuar çdo skemë, çdo premtim, çdo politikë të shpallur, gjoja prej tyre shtoi ai.
Kandidati për drejtimin e Partisë më të madhe të se djathtës në vend, Sokol Olldashi, në vijim të takimeve në Qarkun Elbasan, për prezantimin e platformës së tij për tu votëbesuar si Kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike, u takua edhe me anetaret e kësaj partie në Cërrik, dhe Gramsh.