Vritet ne aksident himarioti, 7 ne pranga, shoferi ne arrati
Vlore- Policia e Vlores arreston shtate te rinjte e dyshuar te perfshire ne incidentet e dites se enjte ne plazh dhe ne aksidentimin me pasoje vdekjen e emigrantit himarjot. Nje person i tete, i dyshuar si shoferi qe drejtonte autoveturen "Audi A3", u shpall ne kerkim nga uniformat blu, ndersa u zbardh edhe skema e ngjarjes ne vendin e quajtur "Avli". Policia tha se te arrestuarit jane Aleksander Gjokaj, 21-vjec, Bledar Meminaj, 22-vjec, Andi Kotorri, 25-vjec, Dijon Bushi, 19-vjec, Fabjon Jahaj, 21-vjec, Endrit Salataj, 22-vjec, banuesa ne Vlore dhe Juxhin Mustafaraj, 23-vjec, banues ne Tirane. Ne kerkim u shpall si i dyshuari kryesor per aksidentin, Ilir Muka, banues ne Vlore.
Ngjarja
Policia e Vlores sqaroi opinionin diten e djeshme pas hetimit te ngjarjes, duke u shprehur se incidenti i drekes ne plazhin e Himares nuk kishte aspak lidhje me aksidentin e mbremjes ne vendin e quajtur "Avli". "Viktima nuk ka qene pjese e grupit te banoreve himariote qe u perplasen me grupin e te rinjve vlonjate ne plazh, grindje qe perfundoi pa te lenduar", sqaroi policia. Mesohet se perplasja ka ndodhur rreth ores 13:00 te se enjtes dhe palet jane shperndare ne qetesi. Rreth ores 21:30, ne rrugen qe te con per ne Himare fshat, 35-vjecari Aristotel Guma, udhetonte me nje motor dhe eshte perplasur nga autovetura e me tej ne nje shtylle elektrike te rruges. Makina ka marre zvarre motorin per disa metra, kurse i plagosuri ka vdekur gjate rruges per ne spital. Kaq ka mjaftuar qe lajmi te perhapej dhe brenda disa minutash banoret te bllokonin dhunshem rrugen kombetare, duke akuzuar policine dhe te dyshuarit per aksidentim te qellimshem.
Hetimet
Policia arriti te dilte me nje deklarate pasditen e djeshme, duke rrezuar plotesisht pretendimet e banoreve se viktima ishte pjese e grindjeve te mesdites dhe ishte aksidentuar qellimisht. Megjithate ne akuzat e ngritura ndaj shtate te ndaluarve jane veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe "perkrahje te autorit te krimit". Presioni i banoreve ka qene i madh per drejtesi dhe kjo mund te kete ndikuar tek akuza e pare, duke mos klasifikuar si "shkelje e rregullave te qarkullimit". Policia sqaroi edhe skemen e ngjarjes, kur Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhetonin me nje mjet tip Audi, me ngjyre gri, me targa te shtetit anglez, me drejtues Ilir Muka, ne aksin rrugor Himare (Qytet)- Himare (fshat), pas nje debati me fjale per motive banale me shtetasin Aristotel Guma, banor i fshatit Himare, i cili po udhetonte me motociklete ne te njejten rruge, ne vendin e quajtur "Avli", e kane goditur me automjet, duke i shkaktuar vdekjen. Policia pranoi se mes paleve ne mbremje ka pasur debat, ndersa mendohet se emigranti ka folur greqisht. Pas ngjarjes jane fshehur ne vendin "Perroi i Vishes", ku i kane telefonuar tre shokeve te tyre, Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, te cilet udhetonin me targa VL8312C. Se bashku me Ilir Muken jane larguar ne drejtim te Jales per ta fshehur.
Te arrestuar:
Aleksander Gjokaj, 21-vjec, Vlore
Bledar Meminaj, 22-vjec, Vlore
Andi Kotorri, 25-vjec, Vlore
Dijon Bushi, 19-vjec, Vlore
Fabjon Jahaj, 21-vjec, Vlore
Endrit Salataj, 22-vjec, Vlore
Juxhin Mustafaraj, 23-vjec, Tirane
Ne kerkim:
Ilir Muka, banues ne Vlore
Viktima:
Aristotel Guma, 35-vjec, Himare-fshat
Bllokimi i rruges, "viktima" pushuesit
Oret e gjata te pritjes ne aksin Vlore-Himare-Sarande kane irrituar se tepermi udhetaret, pjesa me e madhe pushues qe shkonin per fundjave ne bregdet. Radha ka arritur deri ne 4 kilometra, por nje pjese e tyre, nuk kane duruar dot gjate, duke u kthyer pas. Pothuajse te gjithe udhetaret e oreve te nates nuk kane preferuar te qendrojne aty, kurse nje pjese tjeter i kane kaluar oret duke fjetur ne makina. Radhe e madhe mjetesh eshte krijuar ne oret e paradites, kur edhe policia vendore u vu ne levizje per te zhbllokuar situaten e krijuar. Por nderhyrja e policise ka shmangur ndonje incident apo perplasje te mundshme mes banoreve te Himares qe protestonin dhe udhetareve.
Turma sulmon operatorin dhe gazetaren e TV Klan
Himare- Operatori dhe gazetarja e TV KLAN bien preh e dhunes barbare te banoreve te Himares, qe i kane sulmuar edhe me arme te ftohta. Por nderhyrja e gardhit policor dhe largimi nga vendngjarja, shmangen pasojat qe mund te ishin te renda. Operatori Erand Haruni ka marre plage te shkaktuara nga nje mjet i mprehte dhe goditje te tjera ne trup, qe mund t'i kishin kushtuar dhe jeten, nese nuk do te ishte shmangur ne kohe. Po keshtu eshte kercenuar dhe gazetarja Ornela Hila, qe se bashku me operatorin ndodheshin ne vendngjarje per te filmuar dhe pasqyruar ate qe po ndodhte ne Himare gjate mbremjes se enjte dhe dites se djeshme. Disa protestues kane nderhyre dhunshem ne momentin qe po zhbllokohej aksi Vlore-Sarande nga policia ne mesdite. Operatori po filmonte, kur dy persona i kane kerkuar kameren dhe kaseten, madje dhe e kane kercenuar. I ndjere ne rrezik, ai eshte terhequr, i rrethuar edhe nga forca te policise qe penguan agresoret. Keta te fundit ne nje moment arriten te canin gardhin dhe te godisnin me mjete te forta e mprehese operatorin Haruni. "U sulen dy vete dhe ishim te rrethuar me police, por edhe pse thjesht ngushtuan rrethin ne menyre qe banoret te mos afroheshin, ata arriten te thyenin kameren dhe mikrofonin", rrefen operatori. Nje prej policeve ka shmangur sulmin e metejshem duke marre kameren per te terhequr agresoret, por banoret kercenuan edhe gazetaren Hila. "Thesht ishim duke pasqyruar ate qe po ndodhte dhe asgje me teper", u shpreh gazetarja pas ngjarjes.