E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaguronrrugën në Dhërmi, akuzaPS për nihilizëm

DHëRMI- Pak ditë më parë kreu i qeverisë Sali Berisha ka qenë në Dhërmi, ku ka përuruar rrugën që zbret drejt plazhit të Dhërmiut dhe Drimadhës. Krahas këtyre zhvilimieve dhe krahas fakteve dhe arritjeve ekziston edhe propaganda nihiliste ka theksuar në Dhërmi Kryeministri Berisha, duke e drejtuar sërish gishtin nga opozita.

“Vetëm blloku mohonte cdo gjë që nuk i interesonte, kështu rrugën e etërve po ndjekin me fanatizëm bijtë e tyre, të cilët kanë cdo ditë vetëm një përgjigje: jo, jo për cdo gjë. Le të vinë këtu në breg, ta shohin Shqipërinë nga bregu se si do të gjejnë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri e cila po ngrihet mbi mundin dhe djersën e qytetarëve të saj, një Shqipëri e cila po ndryshon më shpejt dhe më shumë se cdo vend tjetër”, - theksoi kryeministri.

Qeveria ka investuar shuma të mëdah nënvizoi kreu i qeverisë, në mënyrë që I gjithë bregdeti në gjatësinë e tij të ketë infrastrukturë europiane. Berisha gjatë qendrimit të tij në Dhërmi ka takuar nga afër edhe pushues të shumtë që kanë mbushur plazhin e Dhërmiut këtë vit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›