Përkujtohet 70 vjetori i Betejës së Stalingradit
Beteja 200 ditore, më e përgjakshmja e Luftës së Dytë Botërore
Rusët në Volgograd kanë festuar 70 vjetorin e Betejës së Stalingradit me një paradë ushtarake në sheshin kryesor të qytetit, Luftëtarët e rënë.
MË shumë se 20 mijë persona kanë kujtuar betejën më të përgjakshme të Luftës së dytë botërore.
Për 200 ditë gjermanët dhe rusët luftuan në atë që dikur njihej si Stalingradi, duke sfiduar dimrin e acartë dhe urinë.
I rrethuar në rrënoja, marshalli Fredrik Paulus vendosi të mos i bindej urdhrit të Hitlerit për të luftuar deri në vdekje dhe u dorëzua në 2 shkurt të vitit 1943.
“Kam parë qytete në Europë që kanë qëndruar të paprekura nga lufta. Vende që kanë kapitulluar para armiqve më të pushtetshëm para se të shpallej gjendja e luftës. Por ne nuk jemi si ata. Gjyshërit tanë, baballarët tanë, brezat më të vjetër luftuan për çdo ndërtesë për çdo rrugë. Lavdi Stalingradit. Lavdi veteranëve tanë. Lavdi fitores së madhe. Lavdi Rusisë”.
Rreth 920 veteranë lufte të Stalingradit jetojnë ende në rajon. Ata i kanë kërkuar presidentit Putin që të rivendosë emrin Stalingrad për të mbajtur të gjalla kujtimet.