Olli Rehn 10 dite afat per zgjidhjen e krizes

Zevendes Presidenti i Komisionit Evropian per eshtje Ekonomike dhe Financiare Olli Rehn tha se Bashkimi Evropian po hyn ne nje faze kyce ne perpjekjet per te stabilizuar Euron e perdorur
Tani po hyjme ne nje faze kritike kur na mbeten 10 dite per te kompletuar pergjigjen e Bashkimit Evropian ndaj krizes tha zoti Rehn.
Ai shtoi se duhej punuar ne dy drejtime garantimi i mekanizmave te mjaftueshem mbrojtes per eurozonen qe te mos kete trazira ne tregje dhe perforcimi i qeverisjes ekonomike.
Zoti Ren foli para takimit te ministrave te financave te Bashkimit Evropian ne Bruksel.
Ne nje takim dje ne mbremje ministrat e financave te 17 vendeve qe perdorin Euron akorduan 8 miliarde Euro per Greqine per te shmangur krizen nga mungesa e fondeve dhe premtuan qe te konsolidojne nje fond per te shpetuar vendet e eurozones.
Pasiguria e pergjithshme ka bere qe qytetaret ne vendet evropiane te shqetesohen per nje sezon te zymte festash. Ne Rome te Italise Pameles 27 vjecare i skadon kontrata e perkoheshme e punes diten e fundit te dhjetorit.
Nuk e di se cdo te sjelle e ardhmja. Ne te rinjte jemi ne nje pozite shume shume te veshtire.
Xhejms Ualston Profesor i Shkencave Politike ne Universitetin Amerikan tha se shume italiane do te shkurtojne shpenzimet gjate periudhes se Krishtlindjeve.
Jam i lumtur qe nuk jam pronar dyqani gjate kesaj periudhe sepse italianet kane me pak para sepse ose jane te papune ose u jane shkurtuar rrogat dhe shume prej tyre jane shume te shqetesuar per cka mund te sjelle viti i ardhshem sepse te gjithe e dime qe vitin e ardhshem do te kete me pak fonde.
Kreret e qeverive te 27 vendeve te Bashkimit Evropian takohen javen e ardhshme per te diskutuar mbi zgjidhjet per paqendrueshmerine e Euros qe kercenon te demtoje ekonomine globale.
Vlera e aksioneve ra sot ndersa zoti Rehn i Komisionit Evropian e pranoi se e ardhmja e Euros tani varet nga takimi i udheheqesve me 9 dhjetor.