E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja Zaptimi arrestohen 200 protestues ne Los Anxhelos

Policia ne qytetin e Los Anxhelosit ka arrestuar me shume se 200 protestues sot ne mengjes ne operacionin me te fundit per te shperndare tubimet ne kuader te levizjes Pushtimi i Wall Streetit qe eshte perhapur ne qytete te ndryshme.

Policia filloi te arrestonte protestues pak pas mesnates kur ata nuk pranuan te largoheshin nga zona perreth bashkise se Los Anxhelosit ku jane vendosur prej 8 javesh.

Zyrtare te administrates lokale nderhyne per te larguar protestuesit duke ngritur shqetesime per krime probleme higjeno-sanitare dhe demtim te prones.

Operacioni policor pasoi nje nderhyrje te ngjashme kur forcat e rendit ne Filadelfia u angazhuan per te hequr nje kamp fushimi te protestuesve. Operacioni u pasua nga nje marshim i gjate i protestuesve permes Filadelfias qe rezultoi ne arrestimin e disa personave. Protestuesit ne te dyja qytetet kane afat deri te dielen te largohen nga zona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›