E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thyen rekordin ne not 132 minuta kundrejt 127 para nje viti

Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimi.

Ai ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e tij, si dhe me nipërit dhe mbesat.

Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ai ka pasur notin.

Sot ai zhvilloi garën e tij tradicionale me veten e tij, garë gjatë të cilës Kryeministri theu rekordin e tij të një viti më parë.

Ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të një viti më parë.

Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, pra në orën 13.12 minuta.

Vëzhguesit e garës thanë se ajo zgjati më shumë se 132 minuta, por vetë Kryeministri preferon të deklarojë si kohë noti 132 min dhe reston ta lërë për vitin tjetër.

Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm, duke mbetur një nga të paktët politikanë të vendit që zgjedh si destinacion për të kaluar pushimet gjithmonë bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›