Pas rekordit te notit, Berisha takon Thaçin për situatën e tensionuar në Kosovë
Kryeministri Berisha, pasi ka vendosur rekordin e tij të notit në Dhërmi, ashtu siç dhe thuhet në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ka gjetur kohë që të takojë në Dhërmi edhe kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.
Temë e diskutimit me këtë të fundit ka qenë situate e krijuar në veriun e Kosovës, pas ndërhyrjes së forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Tre ditë më parë, edhe pse situata në Kosovë ishte me të vërtetë kritike, kryeministri Berisha përdhosi konferencën e shtypit, në të cilën kishte dalë pikërisht për gjëndjen në Kosovë, duke u marrë me presidentin Topi dhe PS-në.