SATIRE/Majkëll Felps tërhiqet nga noti, shkak rekordi absolut i Berishës
Notari me famë botërore në sportin e notit, në të gjitha stilet dhe me medalje absolute, rekordmen prej shumë vitesh, Majkëll Felps, tërhiqet nga sporti.
Në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga menaxheri i notarit amerikan, bëhet me dije se Felps është njohur me rekordin më të fundit të arritur nga kryeministri i Shqipërisë, doktor profesor Sali Berisha.
Ai mësoi se kryeministri ka qëndruar në Dhërmi për 1 orë e 31 minuta në ujë pa ndërprerje duke e thyer me gati 3 minuta rekordin edhe pse në një moshë të thyer.
Ndihem i trishtuar nga ky lajm dhe deklaroj tërheqjen nga garat e notit, pasi nuk jam asgjë para kryeministrit shqiptar që ka arritur një rekord që breza të tërë notarësh në të ardhmen nuk do e thyejnë dot, thuhet në njoftimin e lëshuar nga sportisti aq shumë i njohur për botën e sportit të notit, por edhe për qejfet e marihuanës./Ama-News/
Antena Brenda Familjes ne fakt e kishte parashikuar qe nje dite me pare vendosjen e rekordit ne not nga ana e kryeministrit Berisha dhe ky i fundit nuk i ka zhgenjyer pritshmerite tona.