E Shtunë, 31 Tetor 2026

Okada: Presim një ndeshje ferri

Trajneri i Japonisë, Takeshi Okada, e konsideron si të hekurt takimin me Danimarkën, dhe para së gjithash vlerëson rrezikun që mund t’i vijë skuadrës së tij nga sulmuesi danez i Arsenalit, nëse ai do të luajë.

“Besoj se Bentner do të jetë njeriu kyç në sulm. Ata do të luftojnë për ta fitoren - tha Okada, që beson se edhe skuadra e tij do të luftojë për ta fituar ndeshjen.

“Do të ishte ideale ta fitonim ndeshjen me dhjetë gola, por kjo nuk është e mundur. Do të jetë një ndeshje shumë e ashpër, të hekurt”

Kapiteni japonez, Makoto Hasebe, tha se trajneri u kishte thënë se në jetë ka shumë pak mundësi të vazhdosh në fazën e dytë të një Botërori. “Ne do të bëjmë kësaj herë gjithçka për të arritur atje”.

Japonia ka dy mundësi për kualifikim: fiton ose barazon me Danimarkën, ndërkohë që ko e fundit ka vetëm një opsion, fitoren me Japoninë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›