Daul: Politika të shohë nga e ardhmja. Topi: Zgjidhja do të gjendet
Në zyrën e një tjeter negociatori që gjithashtu uli në një tryezë Ramën dhe Berishen, presidentit Topi, Xhozef Daul deklaroi se “drejtuesit politikë shqiptarë duhet të shohin nga e ardhmja”. Kjo sipas tij vetem duke iu bindur rregullave që imponon demokracia, por duke respektuar Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.
Ndërsa për kreun e shtetit ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale nëse opozita dhe maxhoranca kanë vullnet dhe angazhohen seriozisht.
Gjatë takimit në presidencë, negociatori i tryezës në Strazburg tek “Krokodile”, ka garantuar mbështetje për liberalizimin e vizave, duke theksuar se ky proces nuk duhet të ndikohet nga situata politike.
Sipas faqes zyrtare të presidencës, kryetari Grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, mësohet të kete thënë se liberalizimi i vizave për shqiptarët nuk do të ndalet për asnjë arsye, pasi përparimet janë të dukshme.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 25 qershor 2010 ) < I mëparshmi