Haxhiu "dashurohet" me të rinjtëTrajneri i Skënderbeut vlerësoi lojën e tre lojtarëve të rinj të skuadrës korçare, Arlind Xeka, Erlis Frashëri dhe Jorgo Çipi

Publikoje ne:
Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, vlerësoi lojën e tre lojtarëve të rinj të skuadrës korçare, Arlind Xeka, Erlis Frashëri dhe Jorgo Çipi. “Janë pjesë e ardhmërisë së Skënderbeut, janë elementë të rëndësishëm për skuadrën”, - tha ish-trajneri vlonjat i Apolonisë e Bylisit. Në dy javët e para, Skënderbeu fitoi 4-3 me Laçin (Çipi shënoi golin e fitores) dhe humbi 1-0 me Tiranën në kryeqytet. Në javën e tretë të Superligës, Skendërbeu pret Flamurtarin në Korçë.
E Diele, 06 Shtator 2009