Pashja: Shkumbini synon EuropënNë dy javët e para Shkumbini barazoi me Gramozin në Ersekë (0-0) dhe humbi në Peqin me Besën (1-2).

Publikoje ne:
Kapiteni i Shkumbinit, Lorenc Pashja, pohoi se skuadra peqinase është e ndërtuar për të qenë në gjashtëshen e parë të Superligës. “Synojmë një vend në Kupat e Europës, por këtë do ta arrijmë me Kupën e Shqipërisë”, - tha mbrojtësi i Shkumbinit për “Panorama Sport”. Skuadra peqinase pas dorëheqjes së trajnerit Gugash Magani drejtohet nga Kristaq Mile. Në dy javët e para Shkumbini barazoi me Gramozin në Ersekë (0-0) dhe humbi në Peqin me Besën (1-2). Në javën e tretë peqinasit do të luajnë në Fier me Apoloninë.
E Diele, 06 Shtator 2009