Olsen trembet nga Skela e BerishaMolsen tha: “Shqipëria ka gjithashtu lojtarë të shpejtë, por jo super të shpejtë. Shqipëria në përgjithësi ka një ekip të mirë dhe lojtarë më të mirë, si për shembull Ervin Skela e Altin Lala. Ne gjithashtu njoh

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, pret nga skuadra e tij të ngrejë një hap më lart cilësinë e lojës, kur Danimarka do të përballet të mërkurën në mbrëmje me Shqipërinë për kualifikueset e Botërorit.
Danezët mundën Maltën 3-0 të shtunën e kaluar, duke qëndruar sërish në vendin e parë të Grupit 1, së bashku me Hungarinë (nga 10 pikë), por me një golaverazh më të mirë.
Edhe pse mbeti i befasuar nga forma e lojtarëve maltezë, Olsen beson se Shqipëria do të ofrojë një një lojë më cilësore gjatë takimit në Kopenhagen.
Olsen tha: “Shqipëria nuk ka në gjirin e saj lojtarë të shpejtë si Majkëll Mifsud e Endrju Kohën, ndaj të cilëve ne nuk kemi qenë ekipi i vetëm që kemi pasur probleme”.
“Shqipëria ka gjithashtu lojtarë të shpejtë, por jo super të shpejtë. Shqipëria në përgjithësi ka një ekip të mirë dhe lojtarë më të mirë, si për shembull Ervin Skela e Altin Lala.
“Ne gjithashtu njohim Besart Berishën, që luan për AC Horsens dhe ai është shumë i shpejtë, por jo sa maltezët”.
Sulmuesi i Danimarkës, Soren Larsen shënoi dy herë kundër Danimarkës, por pranoi se në përgjithësi performanca e ekipit të tij nuk ishte ajo më e mira.
Ai tha: “Ne nuk luajtëm mirë kundër Maltës, por Shqipëria është një ndeshje tjetër. Unë jam i bindur se ne do të japim një përfaqësim te vetes sonë në këtë ndeshje”.
Niklas Bendter (gju) dhe Kristian Poulsen (kavilje) pësuan një dëmrtim në “Ta’Qali”, por parashikohen të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Shqipërisë.
Besart Berisha vazhdon të japë intervista për të gjitha mediat daneze, duke dhënë edhe vlerësime për ekipin e “atdheut të tij adoptuar”.
“Unë jam në Kopenhagen tani, dhe është shumë këndshëm të dëgjoj gjuhën daneze sërish”, - tha ai.
“Mezi pres të fillojë ndeshja dhe unë shpresoj se me paraqitjen time kundër Hungarisë do të fitoj një vend në formacion fillestar kundër Danimarkës.
“Ne do të përballemi me një ekip të mirë danez dhe me lojtarë me eksperiencë, por ne do të punojmë shumë fort dhe ëndrra ime është të shënoj”.
E Marte, 31 Mars 2009