Lorik Cana drejt Hamburgut?Sipas omplanete.fr, një faqeje të afërt me klubin e Olimpikut të Marsejës, Hamburgu po përgatitet t’i bëjë një ofertë zyrtare marsejezëve.

Lorik Cana është në fokusin e Hamburgut, vendit të katërt të Bundesligës gjermane, me vetëm një pikë më pak se lideri i kampionatit, Herta e Berlinit. Sipas omplanete.fr, një faqeje të afërt me klubin e Olimpikut të Marsejës, Hamburgu po përgatitet t’i bëjë një ofertë zyrtare marsejezëve.
Sipas asaj që shkuan Football365., një i dërguar i posaçëm i trajnerit Martin Jol, ishte i pranishëm në takimin Shqipëri-Hungari.
Kontrata e mesfushorit rikuperues marsejez skadon në vitin 2012. Ndoshta mund ta shohim Lorik Canën në kampionatin gjerman sezonin e ardhshëm, pasi në gjurmët e shqiptarit është dhe Bajerni i Munihut.
Lorik Cana nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Ari Han, për ndeshjen e rëndësishme kundër Danimarkës, për shkak të kartonit të verdhë të marrë kundër Hungarisë.
Aktualisht, Cana ka nisur stërvitjen me ekipin e tij në kuadër të ndeshjes së të dielës kundër Saint Etien në kampionatin francez. Marseja ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak se Lioni kryesues.
E Marte, 31 Mars 2009