Olsi i thotë Najadës: Të dua
Olsi ka vajtur në dhomën e gjumit, ku është shtrirë Najada, të cilën e ngacmon. Ajo i thotë të shtrihet me të, ndërsa ai i kërkon që ajo t‘i lutet.
Tashmë të dy janë shtrirë në shtrat, ku ai vazhdon ta ngacmojë. Olsi e pyet nëse ajo është mërzitur nga biseda që ka bërë ai me Jonidën. Por Najada e siguron që nuk është mërzitur dhe se nuk e ka ndaluar kush të bisedojë me Jonidën. Ai vazhdon duke e pyetur nëse Najada ka organizuar ndonjë surprizë për të, por ajo i thotë që nuk ka përgatitur asgjë, sepse nuk e meriton. Por inati nuk zgjat shumë. Najada i thotë Olsit t‘i bëjë një deklaratë të fortë dashurie dhe ai i thotë "TE DUA", por ajo nuk është e kënaqur me kaq dhe i kërkon të bëjë diçka ndryshe.
Astriti parukier
Jonida iu lut çunave ta ndihmonin në hekurosjen e flokëve të saj, por asnjëri nuk iu përgjigj, veç Astritit. Ai i ka parë shumë herë gocat e BB të hekurosin flokët e njëra-tjetrës dhe e ka mësuar sesi duhet bërë. Jonida nga ana tjetër ndihet e sigurt në duart e Astritit, i cili kap me kujdes nga një tufë flokësh dhe e shtrin me hekurin e rrobave.
Keku i Olsit
Ëmbëlsira e përmujorit të Olsit dhe Najadës është gati. Najada e sheh gjithë kuriozitet, ndërsa ai e nxjerr nga furra. Olsi e ndan për të gjithë dhe Poli që gjendet aty i thotë nëse do t‘i japi Najadës pjesën më të madhe. Najada përgjigjet se normalisht që do të jetë kështu, pasi Olsi për të e ka gatuar kekun. Olsi e ndan në pjata dhe i këshillon ta lënë të ftohet, pasi ashtu shijon më shumë.
Jonida, si Mariah Carey
Jonidës i pëlqen të këndojë dhe Olsi që e dëgjon në kuzhinë i thotë se ngjan tamam si Mariah Carey. Edhe pse me shaka, Jonida i premton Olsit se do të këndojë gjatë kohës që do të festojnë dy-mujorin ai me Najadën. Olsi ia pret se duke qenë që Najada nuk kupton anglisht, ka rrezik t‘i hedhë ndonjë shishe kokës.
Garë, kush bëhet më i shpifur
Po bëjnë një lojë Najada, Titi dhe Poli, që Arbri nuk di më se ku të futet. Ata nisin tregojnë histori që kanë brenda situata të shpifura, të cilat Arbrin e bëjnë t‘i rrëqethet mishi dhe u lutet që të pushojnë, por askush nuk ia vë veshin.
Gjithmonë duke u shkundur nga të qeshurat ata i sjellin ndërmend Arbrit çdo gjë që vjen erë të keqe. Arbri gati mbytet duke pirë lëngun e bananes që ka në gotë.
Femrat dhe futbolli
Nisur nga prova e javës, banorët prekin një argument që s‘e kanë folur më parë: futbollin. Arbri dhe Poli janë pak tifozë dhe njohin sidomos futbollin italian dhe gjerman. Titi ndërhyn vetëm për të korrigjuar andej-këtej. Kurse Jonida bën komente për lojtarët bazuar në paraqitjen e tyre. Poli qesh, duke i thënë se kur femrat flasin për futbollin, e vetmja gjë që u intereson është bukuria fizike e lojtarëve. Jonida i përgjigjet se nëse një lojtar nuk ka pamjen, atëherë përse duhet.
Bisedë për Big Brother
Pas drekës, Poli, Arbri dhe Najada kanë dalë në kopsht. Najada tregon për motrën e saj, e cila i kishte treguar tërë shkollës që Najada do hynte te B.B. Ndërsa Arbri tregon se nuk i kishte treguar kujt që do hynte në një reality show të tillë, përveç familjes. Najada pohon se ka pasur ngacmime dekurajuese për hyrjen e saj brenda, duke i thënë se nuk do të duronte dot. Të njëjtën gjë pohon edhe Poli. Të dy banorët thonë se nuk kanë qëndruar asnjëherë kaq shumë të mbyllur dhe kjo gjë është jashtë natyrës së tyre. Poli thotë se nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë larg familjes, por edhe Najada, e cila ka qëndruar larg, përsëri e ka të vështirë pa asnjë lloj komunikimi me familjen. Ndërsa Arbri thotë se njeriu mësohet, por edhe atë e merr malli herë pas here. Megjithatë Poli thotë se e priste të ishte një spektakël edhe i bukur, por edhe i vështirë, ndërsa Najada nuk e imagjinonte dot se si do të ishte. Arbri tregon për ditët e para të "Big Brother".
Çmendet Astriti
Vrapi i mëngjesit bëhet ndryshe në BB, duke kërcyer. Të paktën kështu vepron Astriti, që vjen vërdallë kopshtit duke u hedhur si fëmijë. Najada mundohet ta ndjekë, por lodhet shpejt, kështu që nis dhe kërcen në mes. Astriti e bën Najadën shumë për të qeshur me mënyrën sesi vrapon. Del Olsi në kopsht edhe e sheh Astritin duke bërë veprime të çuditshme, dhe nis e ngacmon Astritin, duke i thënë se po i bën ushtrimet shumë gabim. Astriti i thotë se secili ka mënyrën e vet dhe refuzon të mësojë lëvizjet e Olsit. Olsi këmbëngul dhe Astriti mundohet, por është e kotë.