Serbi, presidenti Tadiç jep dorëheqjen: Do kandidoj sërish
BEOGRAD - Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, Presidenti serb Boris Tadiç ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u konfirmua nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, sipas së cilës vetë Tadiç ka deklaruar dorëheqjen e tij.
“Do të kandidoj në zgjedhjet presidenciale me optimizëm të plotë për të favorizuar zhvillimet pozitive në vendin tonë”- ka thënë presidenti Tadiç përpara gazetarëve, ndërsa njoftoi dorëheqjen e tij.
Kreu i shtetit serb ka shtuar se zgjedhjet do të jenë të vështira, por u ofrojnë qytetarëve mundësinë për të deklaruar për rrugën që duan të ndjekin.
“Propozoj rrugën e integrimit europian duke ruajtur integritetin e vendit tonë”-u shpreh Tadiç, duke theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Përveç Tadiçit, në zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 6 maj, janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomislav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiç, i socialistëve dhe Istvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.
Lajmi për dorëheqjen e Tadiç u përhap një ditë më parë në mediat serbe. E përditshmja Blic shkruante se dorëheqja e presidentit bëhet në shenjë proteste për mosmbajten e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)