Olta Xhaçka: Ruzhdija të bëhet si Evropa
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, reagoi dje pas deklaratave të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, për moshapjen e kutive. Në një prononcim për medien, Xhaçka u shpreh se qeveria duhet të bëjë transparencë në mënyrë që dhe Ruzhdia të bëhet si Evropa, duke i cilësuar ministrin Meta, si ministër i Jashtëm i Ruzhdies. “Edhe ministri i Jashtëm i Ruzhdies mesa duket kërkon që bashkë me kryeministrin e Ruzhdies të grabisin edhe zgjedhjet e ardhshme ashtu siç grabitën ato që shkuan. Ne u bëjmë thirrje të mos humbin kohë, por ti përgjigjen ofertës së opozitës për transparencë pasi edhe Ruzhdia duhet të bëhet si Evropa, jo Shqipëria të bëhet si Ruzhdia”, u shpreh Xhaçka. Ajo u shpreh se në kohën kur shqiptarët presin të behën pjesë e zonës Shengen, qeveria nuk ka kurajë të hapë kutitë. “Sot në vitin 2010 kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, e shqiptarët aspirojnë të përfshihen në hapësirën Shengen e të integrohen në familjen evropiane, pushtetarët nuk gjejnë kurajën të hapin as kutinë e Ruzhdies, ku qahen se kanë humbur padrejtësisht një mandat”, u shpreh Xhaçka.
Ky lajm është publikuar: 28/02/2010